Rreshtimi me Shtetet e Bashkuara është pa alternativë, tha Memli Krasniqi gjatë takimit me emisarin, Escobar

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, gjatë qëndrimit në Uashington  takoi emisarin amerikan për Ballkanin, Gabriel  Escobar. Sot në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Amerikë,  Memli Krasniq është pritur në Departamentin Amerikan të Shtetit nga Zëvendës-ndihmës i Sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar, njëherësh i Dërguar i Posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor. Kryetari i PDK-së e ka falënderuar Escobar për të gjitha etapat e mbështetjes së palëkundur amerikane për Kosovën.  Në këtë takim, Memli Krasniqi ka shprehur qëndrimin e PDK-së se rreshtimi dhe koordinimi i Kosovës me SHBA-në është pa alternativë. Ai tha se SHBA i ka dhënë dhe i jep Kosovës mbështetje të vazhdueshme në procesin e integrimit dhe fuqizimit në arenën ndërkombëtare, përfshirë synimin e Kosovës për anëtarësim në NATO, BE dhe OKB. Z. Escobar e sigurova se qëndrimi i popullit të Kosovës, e pa dyshim edhe i PDK-së si lidere e opozitës, për ruajtjen dhe fuqizimin e raporteve bilaterale dhe strategjike ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve është i padiskutueshëm dhe i pandryshueshëm. Kur Shtëpia e Bardhë është adresa dhe kur aleanca me SHBA-të është rruga, afirmimi dhe suksesi kombëtar e shtetëror i Kosovës është destinacion i pashmangshëm”, tha Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …