Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar se gjatë ditës së hënë kanë pranuar rreth 20 mijë nënshkrime të peticionit për lirimin e çlirimtarëve në Hagë nga bashkëkombësit në Maqedoninë së Veriut.
Përmes një postimi në “Facebook”, OVL-UÇK-së është shprehur tejet falënderuese për këtë mbështetje dhe kontribut.
“Sot pranuam rreth 20 mijë nënshkrime të peticionit. Faleminderit bashkëluftëtarëve dhe bashkëkombësve nga Maqedonia e Veriut për mbështetjen dhe kontributin e tyre”, ka njoftuar OVLUÇK-ja.
Më herët, kryetari i OVLUÇK-së, Hysni Gucati, për “Klan Kosova” ka bërë me dije se 30 mijë nënshkrime të tjera janë pranuar nga tërë Evropa.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
