Rreth dyzet ushtarë të KFOR-it në mesin e tyre edhe pjesëtarë të Ushtrisë së Shqipërisë, kanë shëtitur sot nëpër rrugët kryesore në pjesën veriore të Mitrovicës, shkruan e përditshmja serbe Blic, e cila konstaton se shfaqja e ushtarëve shqiptarë në uniformë ka shkaktuar shqetësim në veri të Mitrovicës, Ushtarët janë parë duke vizituar urën kryesore të Ibrit, e më pas janë parë edhe në shëtitoren e pjesës veriore në Mitrovicë. Ata së bashku me trupat tjera të KFOR-it kanë qëndruar më shumë se një orë. “Në mesin e pjesëtarëve të KFOR-it ka pasur shumë ushtarët shqiptarë në uniforma. Kanë pasur gradat e oficerëve. Deri më tani nuk ka ndodhur kurrë diçka e tillë. Në rrugën që është shëtitorja kryesore gjenden dhjetëra kafiteri, e prezenca e oficerëve shqiptarë ka shkaktuar shqetësim”, ka deklaruar një burim i të përditshmes serbe Blic. Sipas Blicit serb në përbërjen e KFOR-it në veri të Mitrovicës, planifikohet të jenë 300 ushtarë nga Shqipëria.
Kontrolloni gjithashtu
Fatmir Humolli, ka njoftuar se nuk do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025
Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë se në zgjedhjet e …