Në samitin e Berlinit që po mbahet sot në Gjermani, përveç kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe presidentit Hashim Thaçi, po marrin pjesë edhe një numër i madh i zyrtarëve nga Qeveria e Kosovës. KosovaPress mëson se rreth 40 zyrtarë nga Qeveria kanë udhëtuar për në Gjermani. Ndërsa, sipas zëdhënëses së Qeverisë gjashtë pjesëmarrës janë vetëm nga Zyra e Kryeministrit. Gjithashtu, pjesë e takimit është edhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli dhe këshilltari i tij, Jetlir Zymberaj.Po ashtu, një numër i madh i zyrtarëve që kanë udhëtuar për në Berlin janë edhe nga Zyra e Presidentit të Kosovës, ku zyrtarë për media edhe pse janë kontaktuar nga KosovaPress, nuk janë përgjigjur.Kurse, shoqëria civile konsideron se është krijuar një mendësi e keqe e cila po i kushton jo vetëm politikisht, por edhe në aspektin financiar Kosovës, me dhjetëra mijëra euro. Zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi për KosovaPress, thotë nëpërmjet telefonit se për koston e shpenzimeve në Samitin e Berlinit do të bëhen publike pas kthimit të delegacionit.
Kontrolloni gjithashtu
Avdullah Hoti, ka akuzuar ministrin, Hekuran Murati, për deklaratat skandaloze se Kosova është shkatërruar për 20 vjet
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar ministrin Hekuran Murati, lidhur me deklaratat se Kosova …