Rreth 450 mijë nxënës të arsimit para-universitar, në Shqipëri, kanë filluar vitin e ri shkollor 2023-2024

Rreth 450 mijë nxënës të arsimit para-universitar, në Shqipëri, kanë filluar vitin e ri shkollor 2023-2024

Rreth 450 mijë nxënës të arsimit parauniversitar në vend nisin sot vitin e ri shkollor. 70 mijë i përkasin kopshteve, rreth 100 mijë janë gjimnazistë dhe 280 mijë në arsimin 9-vjeçar. Për herë të parë do të ulen në bankat e shkollave rreth 29 fëmijë që nisin klasën e parë. Për herë të parë në këtë vit shkollor, në klasën e parë janë pranuar edhe ata që janë 5 vjeç por që brenda vitit do të mbushin 6. Krahas fëmijëve, në sistemin arsimor  janë edhe 31 mijë mësues, ndërsa procesi mësimor do të zhvillohet në  1700 shkolla të shpërndara në të gjithë vendin. Në bazë të udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, ky vit shkollor do të përfundojë më 14 qershor 2024. Pushimet për rreth dy javë do të zhvillohen në muajin dhjetor, ndërsa 7 ditë të tjera janë planifikuar në javën e parë të prillit.

Kontrolloni gjithashtu

David Kanin: Për të pasur një zgjidhje të qëndrueshme, ajo duhet të vijë nga vetë protagonistët e jo të imponohet nga jashtë

David Kanin: Albin Kurti është figurë jo popullore jashtë Kosovës, tani do të përballet me Amerikën

Ish-analisti i mirënjohur  në CIA, aktualisht profesor i Studimeve Evropiane, Dejvid Kanin, ka komentuar fitoren …