Sheki Radonçiq: Rusia po përpiqet të hapë një pikë të re në zemër të Evropës

Sheki Radonçiq: Rusia po përpiqet të hapë një pikë të re në zemër të Evropës

 Gazetari malazias,  Sheki Radonçiq në një intervistë për portalin Walter, ka deklaruar se  duhet shumë kohë për të riparuar dëmet e mëdha që iu kanë bërë  Mal të Zi në tre vitet e fundit, sidomos aty ku është më e ndjeshme, si në shkolla, arsim dhe media, të cilat, sipas direktivës së Beogradit, ushtrojnë presion të madh që malazezët të ndryshojnë fenë dhe kombin e tyre, dhe anëtarët e kombeve pakicë, kryesisht boshnjakët dhe kroatët, të lëvizin larg shtëpive të tyre.  Sipas tij, Mali i Zi gjatë tre viteve të sundimit pro-rus dhe pro-serb, për pak sa nuk ra nga maja e malit në një humnerë të thellë dhe do të duhet një kohë shumë e gjatë për t’u rikuperuar dhe për t’u rikthyer në pozicionin e tij origjinal. Faktori kryesor destabilizues në Ballkanin Perëndimor është, pa asnjë dyshim, një Rusi e plagosur rëndë, e cila, veçanërisht përmes Banja Lukës dhe Beogradit, po përpiqet të hapë një zonë të re lufte në zemër të Evropës pas Ukrainës. Për të personalizuar problemin: Vladimir Putin po përpiqet me këmbëngulje të provokojë një luftë civile në Bosnje dhe Hercegovinë përmes Milorad Dodik, thotë, Radonçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Analisti, Avni Arifi, beson se Qeveria e Kosovës do ta pranojë planin gjerman për Procesin e Berlinit

Analisti Avni Arifi, beson se Qeveria e Kosovës do ta pranojë planin gjerman për Procesin …