leoni

Rreth 600.000 emigrantë nga Kosova jetojnë në vendet e ndryshme të botës

Rreth 600.000 emigrantë nga Kosova jetojnë në vendet e ndryshme të botës

Numri i shqiptarëve të  Kosovës, të cilët aktualisht jetojnë në vendet e ndryshme të botës, vazhdon të jetë shumë  i lartë në krahasim me popullatën e përgjithshme të vendit. Këtë e vërteton lista e të dhënave të Bankës Botërore, lidhur  më numrin e banorëve të Kosovës që janë regjistruar si emigrantë nëpër vende të ndryshme të botës. Sipas këtyre  të dhënave, në vitin 2013 numri i emigrantëve nga Kosova nëpër botë ishte 550 mijë, duke i llogaritur të tillë veten ata që janë të regjistruar. Vendin e parë në këtë listë me këta emigrantë e zë Gjermania, e cila sipas këtyre të dhënave ka 192. 941, pastaj radhitet Zvicra me 145. 882. Italia, 44 706, Sllovenia, 35. 882, Austria, 34. 706, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 25. 294, Franca e Suedia me nga 17.000, Britania e Madhe, 14. 706, Belgjika, 12. 941 dhe e fundit, sipas kësaj liste, rezulton të jetë Norvegjia me 8.824  emigrantë nga Kosova. Ministria e Diasporës, në kuadër të projektit “Ti je pjesë e atdheut”, gjatë tre muajve të verës ka bërë regjistrimin e pjesëtarëve të diasporës.

Ky proces pati filluar në vitin 2013 dhe po vazhdon edhe gjatë këtij viti. Pjesë e këtij regjistrimi është çdo person që ka vendbanim apo vendqëndrim jashtë Republikës së Kosovës, por që ka lindur ose ka prejardhje nga Kosova. Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Diasporës, të dhënat e para për numrin e mërgatës së Kosovës do të shpallen në fillim të vitit 2017. Në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), për vitin 2011, Theranda është komuna e cila kryeson për nga përqindja e popullsisë së Kosovës, që ka shkuar jashtë vendit, sipas të dhënave shihet se çdo i dyti apo i treti banor i kësaj treve është emigrant.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ambasadori holandez, Robert Bosch thotë se skenat e dhunës, janë imazhe jo të mira për Kosovën

Robert Bosch: Kosovës po i kërkohet të bëjë lëshime më shumë sesa Serbisë

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka shpjeguar arsyet pse shumica e ndërkombëtarëve kërkojnë …