Adem Grabovci

Spektakli jugo-mediatik, “Grabovci” si kofini pas të vjelave

Njohës të ligjeve dhe interpretimit të tyre bëjnë me dije se bisedat e përgjuara të Adem Grabovcit nga EULEX-i, të publikuara nga një portal (me jugo-përmbajtje), përmes së cilave Adem Grabovci dyshohet të ketë kryer vepra penale, nuk do të rezultojnë me aktakuzë, për shkak se pretendimet për vepra të tilla  janë  vjetruar. E tëra varet, nga afati kohor kur janë kryer bisedat e përgjuara, që misioni i BE-së për sundimin e ligjit thotë se i ka bërë në rastin e Ministrisë së Transporteve, në vitin 2011. Prokuroria Speciale e Kosovës nisi pak javë më parë hetimet kundër deputetit të Kuvendit të Kosovës, Adem Grabovci, për shpërdorim të detyrës dhe ndikim mbi procesin e vendimmarrjes brenda institucioneve, agjencive qeveritare dhe ndërmarrjeve publike. Zyrtarë të lartë të  EULEX-it thonë se rasti duhet të trajtohet tani e tutje nga Kryeprokurori i shtetit. Në një përgjigje të mëhershme, zyrtarët e EUELX-it edhe pse kanë përgjuar rastin dhe kanë ditur për zhvillimet tani  konsiderojnë se ky nuk është rast i tyre.  Ehat Myftaraj, hulumtues në Institutin Kosovës për Drejtësi, i tha Radios Evropa e Lirë se në kohën kur janë bërë përgjimet është dashur të merren masa, në mënyrë që dëshmitë brenda përgjimeve të trajtohen brenda afateve kohore”. Ai tha se edhe të gjitha veprimet që po ndërmerren nga kryeprokurori i shteti i takojnë, një “spektakli mediatik”.

Kontrolloni gjithashtu

AKS

Pozita e opozita ndara sa i përket Asociacionit si kusht për anëtarësim e Kosovës në Këshillin e Evropës

Pozita e opozita shprehen të ndara sa i përket asociacionit të komunave me shumicë serbe, …