Rreth 8 mijë pjesëtar të Policisë së Kosovës janë vaksinuar edhe mbi 1 mijë janë në radhë për t’u vaksinuar

Rreth 8 mijë pjesëtar të Policisë së Kosovës janë vaksinuar edhe mbi 1 mijë janë në radhë për t’u vaksinuar

Me rastin e 22-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës është mbajtur ceremoni solemne për nder të shënimit të kësaj dite. Fillimisht u bën homazhe pranë lapidarëve të policëve të rënë në krye të detyrës për të vazhduar edhe me një minutë heshtje për nderim të kësaj. Me këtë rast ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se kjo ditë do festohej ndryshe, por që si pasojë e pandemisë ishin të obliguar që organizimi të jetë simbolik. Ai shtoi se mbështetja e tij dhe ministrisë do jetë edhe më e madhe. Ministri ka bërë të ditur se si pasojë e COVID-19, 24 pjesëtarë të Policisë kanë vdekur, kurse 7 912 janë vaksinuar edhe 1 268 janë në radhë për t’u vaksinuar.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …