Brickos

Driton Selmanaj

Rrëzimi i Qeverisë Kurti mund të ndodh vetëm me 2/3 e votave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës

Partitë opozitare në vend vazhdimisht po e akuzojnë Qeverinë për veprime konkrete në çështjet më të rëndësishme për vendin, si zhvillimi ekonomik, përmbyllja e dialogut me Serbinë etj. Por rrëzimi i Qeverisë mund të ndodh vetëm me 2/3 e votave të deputetëve të Kuvendin e Kosovës. Tash për një gjë e tillë nuk mund të ndodh sepse opozita nuk ka mjaftueshëm vota, andaj e vetmja alternativë është që kryeministri Albin Kurti të heqë dorë nga kjo pozitë. Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj në një intervistë e sheh lajm të jashtëzakonshëm fundin e Qeverisë Kurti. Sipas tij, opozita po punon me strukturat e saj dhe kurdo që do të mbahen zgjedhjet, LDK-ja është e gatshme për ta sfiduar me program Lëvizjen Vetëvendosje. Mendoj që do të ishte lajm i mirë për Kosovën që kjo Qeveri të marrë fund sa më shpejt. Po them kjo shumicë parlamentare po të kishte agjendë të qartë, po të kishte veprime konkrete në kontekst të zhvillimit ekonomik dhe mbylljes së dialogut me Serbinë do të dëshironim të zgjaste.

Kontrolloni gjithashtu

Hikmete Bajrami

Bajrami: Gjatë qeverisjes së Qeverisë Kurti, ekonomia ka degraduar tej mase

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se gjatë udhëheqjes …