Rritet fluksi pushuesve nga Kosova në bregdetin e Shqipërisë duke shkaktuar edhe radhë të gjata në pikën kufitare të Morinës. Vetëm gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm drejt bregdetit shqiptar kaluan doganën 26 mijë shtetas të Kosovës. Zyrtarët e kufirit saktësojnë se në 24 orët e fundit kanë kaluar 46 mijë shtetas të vendit tonë. Kjo ka sjellë trafik të rënduar në aksin rrugor Morin-Kalimash. Tollovia ka sjellë edhe përplasjen e dy automjeteve me targa të Kosovës, edhe pse të dhënat e policisë flasin për numër të vogël të aksidenteve në Rrugën e Kombit.
Kontrolloni gjithashtu
Ramush Haradinaj në 25-vjetorin e 11 Shtatorit: Miqësia me Amerikën është e pathyeshme
Ish kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar 25-vjetorin e sulmeve …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
