Brickos

Invalidët e Luftës

SHIL i UÇK-së reagon lidhur me mospërmbushjen e kërkesave të invalidëve nga Qeveria e Kosovës

Shoqata e Invalidëve te Luftës së UÇK-së  reagon kundër vendimit te Qeverisë së Kosovës lidhur me rehabilitimin e Invalidëve te Luftës së UÇK-së. Ajo i injoroi  kërkesat e Invalidëve të UÇK-së  për rehabilitim ne banja dhe bregdet. Për rehabilitim për vitin 2016 i ndau vetëm një shumë prej 10.000 euro dhe me këto mjete nuk mbulohen as 10 % te kërkesave qe posedon Shoqata e Invalidëve te  Luftës. Ndërsa për Rehabilitim ne bregdet  ndau 50 mijë Euro, kurse kërkesa nga SHIL ishte për mbi njëmijë  invalidë për rehabilitim ne bregdet. Përpos rehabilitimit Qeverisë së Republikës ju  është drejtuar edhe kërkesa për proteza te invalidëve qe janë te domosdoshme për invalidët. Për proteza janë mbi 110 Invalidë.

Qeveria as qe e pa të arsyeshme ta qesë për miratim në mbledhjen e datës 19. 8.2016. SHIL UÇK-së me dt.11.08.2016 pati takim me Ministrin e Punës dhe Mirëqenjes Sociale, z. Abrashi. Ai na ka premtuar se kërkesat e SHIL të UÇK-së për Invalidët te gjitha do te realizohen në një afat te shpejtë. Kjo është pafytyrësia e kësaj Qeverie për këtë kategori te Luftës se shenjt te UÇK-së. Andaj SHIL UÇK-së kërkon nga Presidenti, Kryeministri dhe Kryparlamentari qe kërkesat e SHIL te UÇK-së urgjentisht  te shqyrtohen brenda këti muaj ose nga 1 shtatori do te ballafaqohen me protesta te invalidëve deri ne realizimin e kërkesave te tyre. Se çka  do qe ndodh gjatë atyre protestave përgjegjësinë  do ta marrë vet Qeveria e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …