Rritja e madhe e rasteve me covid-19 shtyri vendet e Evropës ndërmarrjen e masave të reja shtrënguese

Rritja e madhe e rasteve me covid-19 ka shtyrë vendet e Evropës të ndërmarrin masa të reja shtrënguese për ta ndaluar përhapjen e mëtejme të pandemisë. Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johson tha se masat e reja, që përfshijnë izolimin prej katër javësh, do të hyjë në fuqi nga e enjtja e javës së ardhshme dhe do të jenë në fuqi deri më 2 dhjetor. Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në Mbretëri të Bashkuar ka kaluar shifrën prej 1 milion. Vetëm gjatë shtatë ditëve të fundit, ky shtet ka regjistruar mesatarisht 23,000 raste të reja me koronavirus. Masa të reja ka paralajmëruar edhe Belgjika, Franca, Spanja, Austria dhe shumë vende tjera. Edhe Italia ka paralajmëruar se nga e hëna, më 2 nëntor do të hyjnë në fuqi masa të reja që kanë për qëllim luftimin e përhapjes së pandemisë së shkaktuar nga virusi korona.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …