EURO

Rritja e pagave të qeveritarëve i kushton shtetit 8 milionë euro, kryeministri merr 10 mijë euro të mbetura nga rritja

Kryeministri dhe kabineti qeveritar më 1 korrik pritet t’i marrin pagat me rritje retroaktive. Për 7 muaj që nga dhjetori i vitit  2017, kryeministri Haradinaj do të marrë 10 mijë e 549 euro. Për një vit, paga e Haradinajt do t’i kushtojë buxhetit 35 mijë e 400 euro. Pesë zëvendës-kryeministrat do t’i marrin pagat me rritje në total prej 52.745 euro, pasi atyre u është rritur paga në 2500 euro. Ministrat do të marrin  2,000 euro në muaj do ta marrin pagën me rritje. Ministrat që mbajnë edhe pozitën e zv.kryeministrit do ta marrin vetëm pagën për këtë pozitë. Paga vjetore e ministrave të Qeverisë Haradinaj do të jetë rreth 480 mijë euro. Falë vendimit të rritjes së pagave, edhe këshilltarët, shoferët dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë do ta marrin pagën me rritje. Kryeministri Ramush Haradinaj ka pagën më të lartë për dallim nga homologët e tij nga vendet e rajonit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …