U shfaqen disa mospajtime lidhur me “Statutin e Trepçës”

U shfaqen disa mospajtime lidhur me “Statutin e Trepçës”

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, kryesuar nga Sala Berisha-Shala, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën ka shqyrtuar Projekt-Statutin “Trepça Shoqëri Aksionare”. Gjatë shqyrtimit të këtij statuti, në pah dolën mospajtime ndërmjet Sindikatës dhe Bordit të Trepçës. Andaj, komisioni vlerësoi se për shqyrtimin e mëtejmë të këtij Statuti, është i nevojshëm formimi i një grupi punues, i cili do të shqyrtojë dhe harmonizojë qëndrimet e Sindikatës, Bordit të Trepçës dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik. Kryesuesi i Bordit Mbikëqyrës të “Trepça, Sh. A.”, Ardian Syla ka thënë se ka pasur shumë debate lidhur me statutin, kryesisht për çështje sociale. “Ne kemi dorëzuar statutin ashtu siç është paraparë në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, dhe tani presim që të kalojë nëpër procedura të mëtutjeshme, të cilat janë deri në miratimin nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Edhe mendimi i gjithë anëtarëve të bordit mbikëqyrës është që ky statut të kalojë sa më shpejt në mënyrë që t’i hapet rrugë regjistrimit të ndërmarrjes shoqëri aksionare, ashtu siç është paraparë me ligj, dhe Trepça e re ashtu siç po e quajmë ne, të fillojë me punën”, ka thënë ai. Shyqyri Sadiku, kryetar i Sindikatës së “Trepçës” ka thënë se bordi nuk ka marrë parasysh shqetësimet e tyre.

“Ky ka qenë shqetësimi jonë definivitisht, që ky draft statut veç është marrë nga bordi copy-paste dhe ju ka kthy prapë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik me dy vërejtje, ato dy vërejtje kanë qenë definitivisht të arsyeshme, unë pe arsyetoj që kanë qenë, por prapë ministria e Zhvillimit Ekonmik bashkërisht me Qeverinë ja u ka kthy mbrapa, dhe kryesuesi i Bordit i ka bërë ato përmirësime pa kuorum, me katër veta dhe i ka kthy mbrapsht, që dmth ka bë edhe shkelje ligjore, kryesuesi i bordit. Tan kohën sa kemi pas takime shqetësimet tona nuk janë marrë për bazë kurrë nga bordi i Trepçës, ne jemi aksionarë dhe këta duhet ta dinë që jemi aksionarë, përfaqësojmë interesat tona që i kemi aksione 20 për qind”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …