Rrjeti i Grave të Kosovës dënon ashpër dhunën e ushtruar kundër, Vitore Stavilecit

Rrjeti i Grave të Kosovës dënon ashpër dhunën e ushtruar kundër, Vitore Stavilecit

Rrjeti i Grave të Kosovës dënon ashpër dhunën e ushtruar kundër, Vitore Stavilecit, duke theksuar se dhuna është e papranueshme dhe e dënueshme edhe me legjislacionin në fuqi. Dhunën nuk e arsyeton asgjë dhe përdorimi i dhunës si shprehje e pakënaqësisë është akt qyqar dhe i ulët. RrGK thekson se është kundër çdo akti që cenon mirëqenien e gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Kosova duhet të jetë shtet në të cilin dominon liria e shprehjes pa marrë parasysh përkatësitë politike, zgjedhjet e tyre për të ardhmen e tyre dhe fjalët e shprehura. Rrjeti  kërkon nga organet e drejtësisë që të reagojnë sa më shpejtë në hetimin dhe zbardhjen e rastit me hetime të pavarura për gjetjen e fajtorëve, duke mos lejuar krijimin e një ambienti kaotik dhe konspirativ i cili mund të përdoret për poena politike nga ndonjë subjekt politik në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …