O’Connell thotë mos prisni ndërhyje ndërkombëtare në luftimin e korrupsionit, por këtë vetë duhet ta bëni

Ruairi O’ Connell, i befasuar për të mirë me faktin se edhe në Kosovë shënohet 8 Marsi, Dita e Gruas

Ambasadori anglez në Kosovë, Ruairi O’Connell, deklaron se është ndjerë i befasuar kur kishte kuptuar se në Kosovë shënohej 8 Marsi, Dita e Gruas. Përmes një postimi, O’Connell, pranon se herën e parë që ka kaluar 8 Marsin në Kosovë, ka qenë i befasuar me traditën pasi thotë se kjo ditë nuk festohet me të vërtetë në Britani, gjë që ka bërë që ai të mos e shoh kurrë të festohet në praktikë kjo festë. “Por, më vjen mirë që kjo ditë shënohet në Kosovë”, potencon Ambasadori britanik, Ruairi O’Connell. Ai thotë se gratë në mbarë botën përballen me probleme për shkak të gjinisë së tyre dhe kjo, sipas tij, është e vërtetë në Britani, ashtu siç është e vërtetë në Kosovë. “Është përgjegjësi e të gjithë neve të bëjmë diçka në lidhje me këtë. Një vend mund të jetë i lirë vetëm kur të gjithë qytetarët e tij, burrat dhe gratë, gëzojnë të njëjtat të drejta dhe të njëjtat mundësi. Një vend mund të jetë i begatë vetëm kur burrat dhe gratë kanë të njëjtat të drejta pronësore dhe të njëjtën qasje në tregun e punës. Një vend mund të jetë i sigurt vetëm kur të gjithë qytetarët e tij janë të mbrojtur dhe kanë qasje në drejtësi”, nënvizon ambasadori  O’Connell.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …