Hashim Thaçi thotë se nuk mund të humb kohë me deklaratat e “ish-ushtarëve”

Hashim Thaçi thotë se nuk mund të humb kohë me deklaratat e “ish-ushtarëve”

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për “Info Box” të “TV Dukagjini”-t ka thënë se opozita ka bërë mirë që e ka dërguar në Kushtetuese zgjedhjen e tij  për kryetar, nëse kanë menduar se ka elemente për gjykatë, sepse  është mirë që të qartësohen këto gjëra dhe të shikohet përpara. Ai i ka bërë thirrje opozitës për dialog, ndërkohë ka deklaruar se nuk është përfshirë në debatin e disa udhëheqësve të UÇK-së, sepse duhet të shikohet nga e ardhmja e jo nga e kaluara. Kjo është e dëmshme për demokracinë. Nuk kam qenë i fokusuar në fjalët e tyre. Nuk mund të humbi kohë me deklaratat e “ish-ushtarëve”, ka thënë Thaçi, duke u shprehur me cinizëm për bashkëluftëtarët e tij.

Kontrolloni gjithashtu

“Shqiptarët për Amerikën” kërkojnë nisjen e Dialogut Strategjik Kosovë–SHBA

Organizata “Shqiptarët për Amerikën” ka bërë thirrje për fillimin e Dialogut Strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve …