Ruçi: Nuk do të lejojmë të përsëritet ‘97-ta

Ruçi: Nuk do të lejojmë të përsëritet ‘97-ta

Gramoz Ruçi nga Partia Socialiste, deklaroi të premten në Fier, se ka qarqe të caktuara që nuk e duan zgjedhjen e kreut të shtetit dhe zhvillimin e zgjedhjeve me 18 qershor dhe sipas tij, këto forca duan ta lenë vendin pa kryetar. “Presidenti do të zgjidhet sipas Kushtetutës. Nuk do të lejojmë që të përsëritet një ‘97-të tjetër në vend. Forca të caktuara duan destabilizimin e vendit. Qeveria aktuale ikën vetëm me mocion mosbesimi”, tha Ruçi. Shefi i grupit socialist konfirmoi gjithashtu se koalicioni PS-LSI do të vazhdojë edhe për katër vite të tjera. Ai u shpreh se të gjithë ata që kanë parashikuar se koalicioni nuk do të vazhdojë edhe pas zgjedhjeve, do të zhgënjehen.

Kontrolloni gjithashtu

Afati 34-ditor nën presion: Kuvendi rrezikon të humbasë mbi 100 milionë euro nga vonesat

Pas një pauze dyjavore, deputetët rikthehen në Kuvend me një kalendar të ngjeshur dhe një …