BE-ja

Rumani, Bullgaria dhe Kroacia do ta pengojnë anëtarësimin e Serbisë në BE

Fqinjët e Serbisë, Rumania, Kroacia e Serbia  e kanë një listë të gjatë kushtesh për anëtarësimin e  Beogradit në BE. Kërcënimi i fundit për bllokim ka ardhur nga Rumania. Ish-kryetari i këtij vendi Trajan Bashesku ka thënë se Bukureshti do të mund të vendoste veto në anëtarësimin e Serbisë në BE për shkak të shkeljes së të drejtave të minoritetit rumun. Bashesku, i cili është edhe kryetar i Lëvizjes Popullore djathtiste është kërcënuar senëse Serbia nuk e respekton tërësisht marrëveshjen bilaterale për mbrojtjen e të drejtave të minoritetit rumun, Rumania nuk do ta ratifikojë anëtarësimin e saj në BE pas përfundimit të negociatave. Pika kryesore kontestuese e Beogradit dhe e Bukureshtit janë vllahët, të cilët Rumania i konsideron rumunë, e Serbia minoritet specifik. Edhe Bullgaria e Kroacia kërkojnë përmirësimin e pozicionit të minoriteteve të tyre në Serbi.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …