Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Neue Zürcher Zeitung: Po dobësohen ndikimi amerikan në Ballkan

Gazeta e përditshme e Zvicrës, “Neue Zürcher Zeitung” i ka bërë një analizë vizitës së nënkryetarit amerikan, Joe Biden në Serbi dhe në Kosovë, ndërkohë që ka konstatuar se ndikimi i Amerikës në Ballkan po zbehet.  Joseph Biden e mbylli udhëtimin e tij të fundit në Ballkan me thirrjen për të avancuar pajtimin serbo-shqiptar. Veçanërisht në Kosovë ka rënë influenca amerikane, konstaton analisti Andreas Ernst: Të mërkurën në Prishtinë ai uroi fituesen e parë kosovare të Olimpiadës, Majlinda Kelmendi. Ndërsa pasdite mori pjesë në ceremoninë në bazën amerikane Bondsteel me rastin e inaugurimit të një rruge që mban emrin e djalit të tij të ndjerë. Nuk munguan pra gjestet simbolike gjatë vizitës së lamtumirës të zëvendës presidentit amerikan Biden. Por këto gjeste nuk mundën të fshehin, se SHBA-ja ka hequr dorë nga roli i saj vendimtar i viteve nëntëdhjetë në Ballkanin Perëndimor. Janë Berlini dhe Brukseli tani që e kanë marrë në dorë skeptrin. Por edhe përfytyrimi për një rajon të paqtuar ende nuk është bërë realitet.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …