Rusia ka kërkuar nga ushtarët e Ukrainës që po rezistojnë në qytetin Mariupol që të dorëzohen

Në Ukrainë po vazhdojnë luftimet e ashpra mes ushtrisë ruse dhe asaj ukrainase. Gjatë ditës së sotme, ushtria e Rusisë ka njoftuar se ka pushtuar thuaja tërësisht qytetin Mariupol dhe ka kërkuar nga ushtarët ukrainas që po vazhdojnë të bëjnë rezistencë të armatosur, që të dorëzohen. Autoritetet ruse kanë thënë se do t’u kursejë jetën ushtarëve ukrainas atje nëse ata sot dorëzojnë armët. Nga ana tjetër, forcat e armatosura të Ukraninës kanë thënë se ushtria ruse po përgatitet për një zbarkim nga deti në këtë qyteti bregdetar pas një sulmi të ashpër të realizuar nga luftë anijet. Ndërkohë, janë duke u zhvilluar luftime edhe në zona dhe qytete tjera. Gjatë ditës së sotme njoftohet edhe për shpërthime të fuqishme në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev dhe zonat në periferi.

Kontrolloni gjithashtu

Shkurte Fejza

Shkurte Fejza bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri: Ta mbrojmë luftën çlirimtare dhe të ardhmen e fëmijëve tanë

Këngëtarja e mirënjohur Shkurte Fejza i është bashkuar thirrjes për pjesëmarrje në Marshin për Liri, …