leoni

Rusia vazhdon paisjen e ushtrisë serbe me makineri të rëndë ushtarake dhe armë për shkatërrimin e tankeve

Rusia vazhdon paisjen e ushtrisë serbe me makineri të rëndë ushtarake dhe armë për shkatërrimin e tankeve

Transporterë të blinduar BRDM-2 kanë arritur në Beograd nga Rusia. Kjo është si pasojë e marrëveshjes së arritur mes kryetarit të Rusisë, Vladimir Putin, dhe atij serb Aleksandër Vuçiq ku parashihej ndihma ruse për armatimin e ushtrisë së Serbisë. BDRM-2 është një makineri e rëndë ushtarake me një mitralozë të kalibrit 14.5 mm. këto plumba së pari janë përdorur në Luftën e Dytë Botërore për shkatërrimin e tankeve. Gjithashtu në të gjenden edhe armë standarte për personalin e tankut. Në kushte lufte kjo makineri shoqërohet me këmbësori si mjet i lëvizshëm dhe është treguar shumë i dobishëm në kohë lufte për shkak të lëvizshmërisë së mitralozit. Kjo makineri është përdorur për qëllime të ndryshme tek pothuajse të gjitha ushtritë e vendeve që kanë qenë pjesë e Paktit të Varshavës. Këto transporterë luftarakë kanë arritur sot në aeroportin e Batajnicës në Beograd.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …