Në historinë e popullit shqiptar ekzistojnë figura që nuk maten vetëm me profesionin që ushtruan, me librat që botuan apo me funksionet që mbajtën. Ka njerëz që bëhen pjesë e historisë dhe pavdeksisë.Të këtillët jetën e tyre e ndërtuan mbi barrën e rëndë të përgjegjësisë kombëtare. Fatin e tyre e lidhen me fatin e popullit që i takuan.
Në ballë me këta burra qëndroi mohikani i ynë, profesori, publicisti, kronisti, ushtari i lirisë, idealisti dhe luftaraku kundër keqpërdorimit të vlerave univerzale të lirisë sonë kombetare; Ahmet Qeriqi, i cili më tepër se pesë dekada veproi në shërbim të idealit të: lirisë, të vërtetës dhe kujtesës sonë historike i cili ishte pa kompromis kundër aubzuesëve të gjiha pushteteve!
Biografia e tij nuk është historia e thjesht e një intelektuali, por tregim i një njeriu që jetoi në të gjitha etapat më të rëndësishme të rezistencës sonë, që nga veprimtaria ilegale, organizimi i luftës çlirimtare, drejtimi i medias së luftës në Kosovë, deri te dokumentimi monumental e themeltar i historisë së UÇK-së dhe i sakrificës së dëshmorëve.
Emri i profesor Ahmet Qeriqit nuk lidhet vetëm me gazetarinë apo letërsinë; ai lidhet me një mision jetësor, në mbrojtjen e së vërtetës historike në kohë kur e vërteta rrezikohej të shuhej bashkë me jetët e njerëzve. Kurë rrezikohej qenia e jonë kombëtare.
Që nga mësimi i shkronjave të para dhe kuvendimi në odat e Krojmirit, në rininë e hershme, ai u formsua në frymën e idealit kombëtar, në kohën kur mendimi për liri konsiderohej krim nga pushteti jugosllav, kur secila këkesë për Republikë e Pavarësi ishte armiqësore. Ky ishte brezi që trashëgoi amanetin e organizatave ilegale shqiptare, amanet i trashëguar edhe nga dajallarët NDSH-ist; Kadri e Salih Rexha të Ribarit, i ngjizur thell në familjen e Ali Qeriqit në Krojmir, ku pas Luftës së Dytë Botërore, rilindi ideja e çlirimit dhe e bashkimit kombëtar.
Kjo frymë e formësoi, njeriun largpamës, të urtë, të vendosur, të ditur, sakrifikues, e vizionar, me mision se si punohet dhe jetohet për atdhe, Ahmet Qeriqin, duke e vendosur doktrinën e rezistencës, nga një zgjidhje politike, në një detyrim moral e luftarak, ndaj historisë së popullit tonë në GADISHULLIN ILIRIK.
Ahmeti nuk i takonte njeriut fjalaman të tribunave të zhurmshme e deklaratave të bujshme me retorika boshe. Veprimtaria e tij zhvillohej në heshtje, godiste si presat e rënda në formësimin e jetës kombëtare, aty ku ndërtoheshin lidhjet ilegale, ku organizoheshin njerëzit dhe ku mbillej besimi se, liria nuk vinte si dhuratë, por fitohej me sakrificë, sepse Serbia e njihte vetëm gjuhën e forcës! Në vitet kur shumica e shqiptarëve jetonin nën frikën e përditshme të represionit serb, Ahmet Qeriqi mbante kontakte me veprimtarë të shumtë të Lëvizjes Kombëtare, duke u bërë pjesë e rrjetit që përgatiste terrenin për organizimin e rezistencës së armatosur. Një lëvizje e këtillë tashmë kishte depërtuar në mes nesh, edhe përmes Forumit te Intelektualëve të Shtimes qysh në fillim të Luftës në vitin 1997!
Përveç angazhimit praktik në mesin e zhillimeve luftarake kundër okupatorit serb, ai vazhdoi të shkruante, të studionte dhe të dokumentonte çdo zhvillim, duke krijuar një kulturë të rrallë të ruajtjes së kujtesës, ku më vonë do të bëhej themeli i veprave të tij monumentale, si Përmendore Jetësore që i dhanë pavdekësinë Ahmet Qeriqit, duke lënë amanetin për brezat pas nesh, se si duhet punuar pa u ndalur, qofshim edhe me shëndet të rrënuar, ashtu siç punoi Ahmeti ynë! .
Viti 1997 shënon një kthesë vendimtare në jetën e tij. Përderisa regjimi serb e shtonte terrorin ndaj shqiptarëve, kurë grupet e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po i shpeshtonin aksionet, Ahmet Qeriqi ishte ndër ata, që nuk priste zhvillime nga larg, por u përfshi drejtpërdrejt në organizimin e tyre. Krojmiri, një vend që në hartat e zakonshme mund të dukej si një fshat i zakonshëm u shndërrua në një pikë strategjike të organizimit të luftës.
Takimet e afërta i mbante me Sylë Qeriqin, Elez Durmishin, Sheqir Zenelin, Nezir Myrtajn, Jetë Hasanin dhe shumë veprimtarë të tjerë të mesit tonë, nuk ishin thjesht mbledhje mes miqsh; ato ishin gurët e parë të një lufte që do ta ndryshonte përgjithmonë historinë e Kosovës.
Kulmi i këtij angazhimi erdhi me fillimin e luftës së hapur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Masakra e Prekazit dhe rënia heroike e Komandantit Legjendar Adem Jasharit, shënuan fundin e iluzioneve se liria mund të arrihej pa sakrificë. Dhe, një ditë të caktuar, të hënën e parë, pas 7 marsit `98, pasi i trokiti podit me këmbë në dhomën e tij të punës në Shtime, Arbana (apo Rrezarta nuk më kujtohet sakt se cila ishte), na i solli çajat, dhe doli nga dhoma, Ahmeti ma tha qëndrimin e tij, se kah fundi javës unë i bashkangjitem UÇK, e kam një besim të plot tek Ju, dhe pa hezitim vendimi im ishte pohues, se pas permbylljes së hershme të notave do t`ju bashkangjitem me tëra kapacitet e mija! Për Ahmet Qeriqin, për shumë veprimtarë të brezit të tij, ato ditë nuk ishin vetëm një tronditje kombëtare; ato ishin një thirrje për përgjegjësi më të mëdha.
Krojmiri ishte me fat që e kishte Ahmet Qeriqin, ishte me fat Ushtria Çlirimtare në Krojmir i cili u shndërrua në strumbullar unifikimi për të gjitha moshat, ishte me fat Kosova që në male po ponohej dhe po kalitej praktikisht ideja e lirisë dhe çlirimit tonë. Ishim ne me shumë fat, ku këtë ide e mësim ta përcjellnim në zonat tjera të luftës, për mbështetje e unifikim rreth të shenjtës ushtri çlirimtare e vullnetare për çlirimin e Kosovës sonë të robruar me shekuj!
Ndryshe nga shumë të tjerë, ai mori në dorë armën edhe lapsin, fletoren edhe mikrofonin. Ai e kuptonte se lufta zhvillohej në dy fronte: në vijën e zjarrit dhe në vijën e së vërtetës dhe informatës. Një popull që nuk i jep jehonë luftës së vet, rrezikon ta humbasë atë në kujtesën e brezave. Ky dokumentim e trashigimi, do ta çonte drejt krijimit të institucionit më të rëndësishëm mediatik të luftës – Radio Kosovën e Lirë.
Kurë Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, vendosi për themelimin e Radios Kosova e Lirë në fund të vitit 1998, zgjedhja e Ahmet Qeriqit si përgjegjës i saj nuk ishte rastësi. Kjo detyrë kërkonte aftësi gazetarie, kërkonte guxim, besueshmëri, përvojë organizative dhe përkushtim të pakushtëzuar ndaj çështjes kombëtare. Ai e mori këtë barrë në një kohë kur transmetimi i një lajmi mund të kushtonte me jetën e Tij dhe jetën e shokëve të tij.
Nga 4 janari 1999, në malet e Berishës, filloi zëri i LIRISЁ, që do të bëhej fryma e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Tani jehona e pushkëve të lirisë depëtonte në eter, në të katër anët e Globit. Radio Kosova e Lirë nuk ishte vetëm një medium informimi, ajo ishte zëri i një populli që luftonte për të ekzistuar. Në kohën kur propaganda serbe përpiqej ta mbyste të vërtetën dhe kur shumica e mediave ndërkombëtare nuk kishin mundësi të raportonin nga Kosova, Radio Kosova e Lirë, s`bashku me reporterët e luftës sonë dhe Kossovapesin, mbeti dritarja e vetme ku bota e shihte dhe ndiqte realitetin e luftës. Çdo emision ishte një sfidë, dhe betejë e fiuar ndaj makinerisë propagandistike të regjimit të Millosheviqit.
Për profesor Ahmetin, drejtimi i kësaj radioje nuk ishte privilegj, ishte betim e përgjegjësi. Ai nuk u ndal, as kur bombat e sulmonin selinë, as kur avionët serbë godisnin pozicionet e radios, as kur ekipa transmetuese detyrohej të zhvendosej nga një bunker në tjetrin, për të mbijetuar stafi dhe informacioni.
Në historinë shqiptare të gazetarisë janë të rrallë ata gazetarë që kanë vazhduar transmetimin ndërsa armiku besonte se ishin vrarë. Më 27 mars 1999, pasi bombat serbe goditën zonën ku ndodhej radioja, mediat serbe e kishin shpallur shkatërrimin e saj, Ahmet Qeriqi dhe bashkëpunëtorët e tij dolën sërish në valët e radios po atë pasdite. Ai transmetim dëshmoi se mund të shkatërrohen ndërtesat, por jo misioni i njerëzve të vendosur që besojnë te kauza e tyre jetësore për liri, dejtësi dhe çlirim.
Në historinë e luftërave çlirimtare rrallëherë ndodh që një medium informativ të bëhet njëkohësisht institucion ushtarak, tribunë politike, arkiv historik dhe strehë shpirtërore e një populli. Radio Kosova e Lirë, nën drejtimin e Ahmet Qeriqit, e përmbushi pikërisht këtë mision. Ajo nuk raportonte vetëm për zhvillimet në front; ajo u jepte zemër luftëtarëve në vijat e para, shpresë familjeve të shpërngulura dhe besim qindra, mijëra e miliona shqiptarëve që prisnin me ankth një lajm nga vendlindja. Në valët e saj nuk dëgjohej vetëm kronika e betejave, por rrihte pulsi i një kombi që kishte vendosur të jetonte i lirë. Përmes kësaj Radioje, lëviznin akrepat e orës mbarë KOMBЁTARE të shqiptarisë!
Në asnjë rrethanë, edhe me sakrificën e jetës, Ahmet Qeriqi nuk e lejoi emocionin t`ia zëvendësonte përgjegjësinë profesionale. Ai e dinte se informacioni i pasaktë mund të kishte pasoja për luftën, ndërsa çdo e vërtetë e dokumentuar do të mbetej dëshmi për brezat. Për këtë arsye, puna e tij nuk ishte gazetari e zakonshme; ishte një kronikë e shkruar nën breshërinë e granatave, ku çdo fjali peshohej me përgjegjësi historike.
Radio Kosova e Lirë e ndëretoi një sistem informativ që mbulonte zhvillimet në të gjitha frontet e luftës edhe jasht zonave të kontrollit të UÇK-së. Raportet që vinin nga terreni kalonin përmes kujdesit profesional të Ahmet Qeriqit, i cili e dinte se lufta nuk fitohet vetëm në istikame e beteja frontale, por edhe me informacion e diplomaci lufte. Wesely C. Klark për intervenimin e NATO-s, në Librin e tij “Të bësh Luft Moderne” thot: se “kjo ishte Luftë e Medias e Diplomacisë dhe Teknologjisë”. Ahmeti e dinte se, ne në luftën tonë vullnetare e posedonim (tani) informimin dhe diplomacinë, kurse në vend të teknologjisë luftarake, e kishim moralin dhe vendosmërin që të vdesim për liri e çlirim!
Kontributi i Ahmet Qeriqit nuk përfundon me mbarimin e luftës. Për shumë pjesëmarrës lufte, përfundimi i saj ishte fundi i misionit. Për të, ishte vetëm fillimi i një beteje të re, ndoshta po aq të rëndësishme, apo më të rëndësishme: beteja kundër harresës dhe abuzimeve me vlerat e lirisë. Ai e kuptoi se një komb mund ta fitojë luftën në fushën e betejës, por ta humbasë atë nëse nuk arrin ta ruajë kujtesën e saj. Pikërisht për këtë arsye, ai ia kushtoi dekadat e pasluftës dokumentimit sistematik të historisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke mbledhur dëshmi, fotografi, intervista e materiale, që përndryshe do të ishin zhdukur përgjithmonë.
Ai e filloi dimensionin tjetër të jashtëzakonshëm, të kronistit të kombit. Shumë autorë kanë shkruar për luftën, por pak prej tyre e kanë jetuar e përjetuar atë, sikurse Ahmet Qeriqi, duke mbajtur shënime në çastet e luftës, kur askush nuk mendonte për librat e së nesërmes.
Ahmet Qeriqi nuk e shkroi historinë duke u mbështetur vetëm në dokumente arkivore; ai ishte dëshmitar i saj. Kjo e spikatë arsyen pse veprat e tij kanë autenticitetin e rrallë. Në veprat e profesor Qeriqit, nuk gjen vetëm analiza apo përshkrime, por aty gjendet frymëmarrja e kohës, ankthi i luftës, zërat e luftëtarëve, pushkët e lirisë, heshtja e dëshmorëve dhe pesha morale e secilit vendim që merrej në ato ditë vendimtare për Kosovë!
Në krijimtarinë e tij publicistike bie në sy një tipar që e dallon nga shumë autorë tjerë: ai nuk shkruan për ta zbukuruar historinë, por për ta dokumentuar atë. Në librat e tij mungon retorika boshe dhe ekzagjerimi e stilizimet abstrakte. Në vend të tyre, aty e gjejmë faktin, dëshminë dhe argumentin, duke u mbështetur gjithmonë mbi të vërtetën historike. Pra, kjo është arsyeja pse veprat e Ahmet Qeriqit nuk kanë vetëm vlerë letrare; ato kanë edhe vlerë burimore për studiuesit, historianët dhe ata që kërkojnë të kuptojnë çfarë ndodhi në Kosovë gjatë viteve të luftës.
Më domethënëse të këtij misioni, është vepra monumentale “Feniksët e Lirisë“, ku redaksinë e këtij libri e nisi me figurat kyqe të luftës nga të gjitha Zonat duke e pasur në mes nesh edhe ikonën tonë të kombit Adem Demaqin! Ky libër zë vend të veçantë në krijimtarinë e autorit, dhe në historiografinë shqiptare, e cila nuk mund të përkufizohet si një monografi për dëshmorët e tri luftrave çlirimtare, por është një enciklopedi e sakrificës shqiptare, është arkiv i kujtesës kombëtare dhe monument i shkruar, pa gurë e bronz, por me dokumente, dëshmi dhe jetë njerëzish që u flijuan për lirinë e Kosovës. Edhe pa mbështetje adekuate, Ahmeti këtë projekt shumëvllimësh do ta kurorizon me sukses!
“Feniksët e Lirisë” përfaqësojnë monumentin e madh kushtuar dëshmorëve, ndërsa “Masakra e Reçakut – Krim kundër njerëzimit“ përfaqëson veprën më të fuqishme dokumentare që trajton një nga plagët më të mëdha të ndërgjegjes njerëzore në fundin e shekullit XX. Masakra e Reçakut nuk ishte vetëm tragjedi shqiptare; ajo u bë referenca që ndryshoi rrjedhën e historisë së Kosovës dhe ndërgjegjësoi botën demokratike për përmasat e krimeve të regjimit serb.
Gjatë shkrimit të librit Masakra Reçakut (2004) dhe ribotimit (2017), si dhe botimit në gjuhën angleze, isha i nderuar s`bashku me luftëtarën Fetnete Ramosaj dhe bashkëutorë tjerë të botimit të parë, ta kemi redaktor Ahmet Qeriqin, i cili me pasion dhe largpamësi, e profesionalizëm i sistemoi materialet, ku nuk u shkrua si kronikë e zakonshme historike, por si një aktakuzë e argumentuar kundër barbarisë shtetërore serbe, me fakte, dokumente, dëshmi, fotografi e deklarata, që e bëjnë këtë vepër një burim të pazëvendësueshëm për studiuesit dhe historianët, ku vlera e librit nuk qëndron vetëm te dokumentimi i krimit. Mënyra e shkrimit dhe redakimit, ndërtohet mbi rrëfimin historik dhe mbi dinjitetin e viktimës. Në çdo faqe ndihet përpjekja e tij dhe bashkëautorëve që viktimat e Reçakut të mos mbeten vetëm emra të një liste mortore, por të rikthehen me ndjesi si njerëz, si familje, ëndrra dhe histori personale.
Pikërisht ky dimension njerëzor e bën librin të tejkalojë kufijtë e publicistikës dhe të marrë karakterin e një dëshmie morale e gjyqësore për njerëzimin. Ahmet Qeriqi nuk shkruan vetëm për atë që ndodhi më 15 janar `99; ai shkruan kundër harresës, kundër amnistisë së të keqes dhe kundër përpjekjeve për ta deformuar të vërtetën historike. Ai për figurat të shumta me peshë historike dhe kombëtare, me mjeshtri te rrallë, u bë autor i shumë filmave dokumentar, në mesin e të cilëve edhe të filmit dokumentar “Saga e Reçakut”
Ai nuk ishte autor i shkrimeve për jehonë të çastit. Ai udhëhiqej me bindjen se një ditë, kur dëshmitarët të mos jenë më, librat, recensionet, filmat dokumentar, ..etjer.do të mbeten dëshmitarët e vetëm të së vërtetës. Prandaj, çdo dokument i ruajtur, çdo intervistë e realizuar, çdo biografi që ka përgatitur dhe që ka shkruar, përbën një gur në ndërtimtin e kujtesës sonë kolektive.
Bibliografia e prof, Qeriqit është ndër më të pasurat në publicistikën shqiptare bashkëkohore, ku përfshinë studime historike, monografi, kronika lufte, ese, publicistikë, analiza politike, përkthime e qindra shkrime kushtuar historisë kombëtare. Pavarësisht shumëllojshmërisë tematike, në qendër të gjithë kësaj krijimtarie qëndron një bosht i vetëm – liria e Kosovës dhe dinjiteti i kombit shqiptar. Ky është filli që lidh çdo libër, çdo artikull dhe çdo studim të tij.
Në veprat e Ahmet Qeriqit nuk shkruhen ngjarjet e historië sonë nga distanca, Ai është pjesë organike e saj, Ai shkruan si dëshmitar, si pjesëmarrës dhe si studiues njëkohësisht. Ky kombinim e bën krijimtarinë e tij të veçantë. Në njërën anë është rigoroziteti dokumentar, kurse në anën tjetër ndjeshmëria njerëzore. Ai nuk e sakrifikon faktin për asnjë çmim, por as nuk e zhvesh historinë nga dimensioni i saj njerëzor. Në këtë ekuilibër qëndron madheshtia e shkrimeve të tij.
Në epokën kur informacioni prodhohet me shpejtësi marramendëse dhe harrohet po aq shpejt, Ahmet Qeriqi zgjodhi rrugën më të vështirë të dokumentimin sistematik. Çdo libër i tij është përpjekje për të shpëtuar nga harresa një copëz historie, një emër dëshmori, një betejë, një dokument apo një ngjarje, e cila do të humbiste në mjegullën e kohës; kjo e bën veprën e tij të ketë jo vetëm vlerë letrare, por edhe rëndësi të jashtëzakonshme arkivore e historiografike.
Duke ditur se, Ahmeti nuk e ndërtoi këtë trashëgimi nga qetësia e bibliotekave dhe komoditeti akademik e përkrahja politike e shtetërore, ai e fiton një dimension të jashtëzakonshëm, ku një pjesë e konsiderueshme e veprës së tij lindi në ilegalitet, në burg në kushte lufte, në male, në bunkerë, nën zhurmën e granatimeve, ndëkohë që në rrethanat e instinktit njerzor ishte mbijetesa, e jo shkrimi. Megjithatë, ai vazhdoi të mbante shënime, të ruante dokumente dhe të mendonte për historinë që duhej t’u lihej brezave. Ky është dallimi në mes tij dhe shumë autorëve të tjerë: ai nuk e rindërtoi kujtesën pas luftës; ai e mbrojti kujtesën gjatë vetë luftës dhe e mbarti atë pas lufte!
Përderisa luftëtarët e UÇK-së u sakrifikuan për liri përmes armëve, Ahmet e mbrojti kujtesën e saj me fjalë. Ky mision vazhdoi (deri në ikjen e tij në botën e amshueshme) përmes librave, arkivave dhe punës së pandërprerë në Radio Kosova e Lirë, institucion i një dëshmie autentike të gazetarisë së luftës në historinë moderne shqiptare, mision i cili po vazhdon, me te njejtin ritëm edhe pas shkuarjes në pavdekësi të Ahmet Qeriqit!
Është e vështirë ta përkufizosh Ahmet Qeriqin me një profesion të vetëm. Ai është profesor, publicist, studiues, gazetar, shkrimtar, dhe veprimtar i çështjes kombëtar. Ai ishte një enciklopedi e kujtesës historike. Në kohën kur historia shpesh bëhet objekt interpretimesh politike, ai zgjodhi rrugën më të vështirë – t’i shërbejë faktit, e jo lakmisë e nënshtrimit.
Kjo është arsyeja se pse rrugtimi jetësor dhe vepra sublime e ndëtuar me shembullin personal të sakrificës edhe të familjes, ka rëndësi për edukimin e brezave të sotëm dhe të ardhshëm të kombit tonë. E tërë veprimtaria librare e Ahmet Qeriqit është referencë për historianët, studiuesit brenda hapësirës sonë shqipolëse e ndëkombëtare, ndërsa brezat e rinj do të gjejnë në këto libra, jo vetëm informacion, por edhe përgjigje për pyetjet themelore: si u fitua liria e Kosovës, kush e ruajti kujtesën e saj, dhe sa e si u kundërshtuan keqpërdoruesit e vlerave të lirisë.
Në fund, mund të thuhet se jeta e Prof. Ahmet Qeriqit përbën një rrëfim të rrallë ku mendimi, veprimi dhe krijimtaria ecin në të njëjtën rrugë. Ai nuk shkroi për idealin, por e jetoi atë dhe, nuk jetoi për idealin, por e dokumentoi dhe praktikoi atë, nuk jetoi per t`u pasuruar, por edhe parat e burgut i vendosi ne themelet e kauzes se ndriqimit të rrugës kombetare te TELEVIZIONI DIELLI dhe RADIO KOSOVA E LIRЁ!
Ky unison i rrugtimit jetësorë përmes veprës së shkruar e bën figurën e Ahmet Qeriqit të zë vend të veçantë në historinë bashkëkohore shqiptare. Në kohën kur luftëtarët shkruanin historinë në frontet e luftës, ai e shkruante atë në faqet e ditarëve, në valët e radios, dhe më vonë, në dhjetëra vepra që sot përbëjnë një nga fondet më të pasura dokumentare për Luftën Çlirimtare të Kosovës. Për këtë arsye, emri i Prof. Ahmet Qeriqit nuk i përket vetëm historisë së gazetarisë, publicistikës apo letërsisë. Ai i përket historisë së një kombi, i cili me përkushtim, guxim, dhe veprën e tij, e dëshmoi se liria nuk fitohet vetëm në fushëbetejë; ajo mbijeton vetëm atëherë kur ruhet në kujtesën e brezave pas nesh.
Mendoi dhe veproi për të përgjithshmën, për kombin, për vlerat e për atdheun, duke e zbatuar amanetin e Marin Barletit, Skënderbeut dhe Adem Jasharit “se nëse mendojmë scili për vehte do të vdesim të tërë”. Gjithmonë e dinte se kështu, në vrap pas pesonales e lakmisë, do të vdes kauza e kombit tonë! Në këtë shkrim me kohë të kufizuar mbetemi shumë borgj dhe pa shpalosur shumë shkrime, intervista e skica jetsore me te, me shpresën se në t`ardhmën do të gjenden hapësira për botime tjera orgjinale!
Theksoi, se dëshira e madhe e shumë shokëve të lëvizjes ishte, që për së gjalli të prof. Ahmetit ta organizinim një “orë të madhe të veprimaris së Tij jetësore”, por pas bisedës me te, ai nuk na lejoi, por si Adem Demaqi që sa ishte gjallë nuk na e dha miratimin e ndërtimi të një busti të tij për së gjalli! Kështu që unë dhe kolegu ynë prof. Dr. Sabit Syla, anëtar të Redakësisë së Fjalorit Enciklopedik të Zërave të Luftës së UÇK-së, të AShAK, nuk e morëm miratimin e Ahmetit, që ta radhisnin në zërat e mdhenjë të Luftës së UÇK, me arsytimin se; “ishte në favorin e një ideje të shkrimit të një enciklopedie të veçantë për UÇK-në”. Shprehi mospajtimin, me shkrime, me rastin e themelimit të “Gjykates Speciale asmiterike të Kosovës, që po i gjykon tani prijsitë tanë të luftës së UÇK. Kështu në fillim vitin 2011 e mbështeti idenë tonë dhe të OVL në Shtime, të organizimit të një tryeze shkencore Anti Dik Mart, të mbajtur në Reçak, jo edhe të përfillur nga institucionet. Ahmeti, dhe ne që atëher e dinim se Serbia, po e luante lojën anti Kosovë me shërbimet sekret serbo-ruse, duke e përdorur edhe KE në këtë drejtim!
Çështja e Kosovës e Qamërisë e Maqedonisë Perendimore, e Luginës, e Malësisë së Madhe, mbi të gjitha, ishin, janë dhe do të mbeten çështje gjithëshqiptare, kështu edhe Ahmet Qeriqi në veprën e tij madhore i trajtonte si “Çështje Shqiptare”, ashtu siç vepronin Rilindasit! Mësimet e Sokratit, e Gjordano Brunës, e Adem Demaqit, e De Radës, Hasan Prishtinës e shum e shumë burrave tjerë, u bënë frymzim në rrugëtimin e tij për komb e atdhe! Bëri miliona sakrifica për ne, por, pa asnjë lek për familjen! U kalit në rrugtimin e “udhës së shkronjave”, të “burgjeve sadiste serbo-jugosllae”, të “pushkëve të lirisë” dhe “padrejtesisë së pasluftës të lirisë”!
Njerz të këtill janë të rrallë, me specifika të veqanta dhe dhurata nga universi! Andaj, emëri i Ahmet Qeriqit na nderon si popull, si komb, si komunë, si institucione e si kulturë dhe është i panegocuar i padiskutuar karshi shundit kombëtar, pra është krenaria e kombit tonë, është nderi ynë, është diga e pakapërcyeshme e injorancës dhe rrymave antikombëtare, kahdo që vinë ato!
Ahmeti i Juaj (familje Qeriqi) dhe i Yni (i secilit që ndihet shqiptar), nuk la mbrapa pasuri materiale, por e la një pasuri të pavdekshme të veprimarisë botuese dhe punës patriotike. Mungesa e Tij është varfëria e jonë! Krenohemi që e patëm!
Nderime familjes!
Lavdi e përjetshme veprës dhe jetës së Ahmet Qeriqit!
Ruzhdi Jashari
3 gusht, 2026, Shtime!
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
