Kosova dhe Kroacia i kërkojnë që Serbia t'i hap arkivat detajuara që mund të zbardhin fatin e personave të pagjetur

Sa më parë të nisin gërmimet nëpër varrezat masive në Serbi me trupat e shqiptarëve

Komisioni Qeveritar për Personat e Pagjetur ka kërkuar që sa më parë të nisin gërmimet nëpër varrezat masive në Serbi me trupat e shqiptarëve të rrëmbyer nga ushtria e policia e Serbisë gjatë luftës çlirimtare në Kosovë. Udhëheqësi i njësisë në kuadër të Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, Kushtrim Gara është cituar të ketë thënë se është kërkese e këtij komisioni që sa më parë të fillojnë gërmimet edhe në një sërë lokacionesh të shënjuara në territorin e Serbisë,  në lokacionin në regjionin e Rashkës dhe regjionin e Novi Pazarit. Ndërkohë, kryetari i Qendrës Burimore për Persona të Zhdukur, Bajram Qerkini ka thënë se shpresat ende nuk janë humbur për të pagjeturit. Ai ka përkujtuar se nuk ka familjarë që e ka personin të pagjetur që nuk ka dhënë më së paku dhjetë intervista, dokumente dhe fakte. “Çdo varrë masiv ka mbetur në gjysmë si në  Mitrovicë, Zubin Potok në Rudnicë e Batanicë. Fatkeqësisht as ndërkombëtarët nuk kanë bërë presion aq sa duhet ndaj Serbisë, për fatin e të pagjeturve.

Kontrolloni gjithashtu

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi priten të thirren dhe të hetohen nga SPAK-u

Monika Kryemadhi u është përgjigjur akuzave të Ilir Metës se e ka mbushur Partinë e Lirisë me tradhtarë, lidhje nepotike dhe interes

Monika Kryemadhi u është përgjigjur akuzave të Ilir Metës se e ka mbushur Partinë e …