Brickos

Feriz Faik Guri (2.7.1970 – 22.4.1999)

Sabit JAHA: Gërshet kujtimesh e krijimesh

(Gafurr Gashi “KUJTIME PËR FERIZ GURIN –
KOMANDANT SHPATA”, SHB “SAS”, Prishtinë, 2023)

Dorëshkrimi i Gafurr Gashit “KUJTIME PËR FERIZ GURIN –

KOMANDANT SHPATA” per mua kishte një domethënie dydimensionale: e para se, Gafurri ishte nxé imi gjatë fillimviteve të 80-ta (kur jepja mësime të gjuhës dhe të letërsisë shqiptare në Begracë të Kaçanikut, për çka  e mbaj në mend si nxënës shembullor) dhe e dyta se, Gafurri duke e njohur nga afër FERIZ GURIN alias KOMANDANT SHPATËN, që nga shkolla e mesme në Kaçanik si dhe gjatë periudhës së studimeve në Universitetin e Prishtinës, përkatësisht në Fakultetin Elektroteknik, në shenjë nderimi për shokun, kolegun e bashkëvendësin — FERIZ GURI (1970 — 1999) mblodhi dhe mbarështoi KUJTIME dhe KRIJIME të shumta, që nga fëmijëria e deri në rënien e Tij në Altarin e Lirisë, Dëshmor ky, që tashmë Emri i Tij, është në mesin e sa e sa HERONJVE TË USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS.

Dhe, krahas këtyre dy paraleleve, që zura ngoje më parë, ma thotë mendja se lypset që të përvijoj edhe disa të dhëna faktike, me të cilat veçsa përplotësohet Shëmbëlltyra e Personalitetit të FERIZ GURIT, për të cilin, (ku më pak e ku më shumë) pata rastin të dëgjoja a lexoja në gazeta, revista, libra, dokumentarë në radio a televizon si nga: Prof. dr. Hajrullah Koliqi, kolonel Hajrush Kurtaj, Prof dr. Nusret Pllana, e sa e sa gazetarë e publicistë të tjerë, pa përjashtim të Bashkëluftëtarëve të Tij, kujtimet e të cilëve i keni të përvijuara në këtë LIBËR KUJTIMESH E KRIJIMESH, që me një kujdes të posaçëm i sistemoi GAFURR GASHI, për çka gjithsecilin e falënderon (emër për emër), duke vënë në plan të parë (edhe mbase të pazëvendësueshëm FAMILJEN GURI, në mënyrë të posaçme kontributin e prindërve, Nënës SAHIDE dhe Babait FAIK e pastaj Vëllezërve: Habibi, Kjaniu, Zijadini dhe Motrave: Xhejlane, Hava, Hajrije, Emine, Feride të FERIZIT), duke pasur parasysh dhe konsideratë ne edhe ndaj dy vëllezërve të tjerë, FERIZ e HAJRIZ GURI, por assesi duke mos e anashkaluar fill e mbarim kushëririn dhe shokun e përjetshëm Hesat Gurin si dhe duke i  përmendur (në radhë të parë mësuesin Izahir Qorri, për katër vite me radhë kl 1— IV) edhe shokët e shkollës fillore, të mesme, të fakultetit, posaçërisht Bashkëluftëtarët me të cilët Komandant Shpata ishte në shërbim të UÇK-së si: Agim Bajrami, Qamil Ilazi, Hajrush Kurtaj, Azem Guri, Heset Malsiu, Hesat Guri, Hasan Krasniqi, Muhamet Malsiu, Deli Krivanjeva, Murtez Neziraj, Shefket Palloshi, Zylfi Çaka, Emrush Dernjani, Ahmet Krasniqi,  Izet Krivanjeva, Musa Zenuni, Mehmet Ballazhi, Reshat Murseli, Rrahim Sadiku, Nazmi Kuka, Jashar Selimi, etj., etj., si dhe një varg e vistër emrash që gézuan dhe gézojné autoritet të duhur, atëherë e sot.

Dhe, tashmë po të ishin në kété jetë sidomos: Agim Bajrami, Qamil Ilazi, Xheladin Kurtaj, Besnik Begunca, Muharrem Hazrolli, Mejdi Dalloshi, Tefik Raka, Xhemajl Krivanjeva, Ejup Runjeva, Daut Bislimi, Xhevdet Guri, Hajriz Guri, Burim Nallbani, Imri Malsiu, Musli Sahiti, Hajdar Asllani, Hamit Berisha e ndonjë tjetër, me siguri do të kishin edhe shumëçka për të thënë për FERIZ GURIN — KOMANDANT SHPATËN, për këtë Tribun, Titanik mé i fortë se Guri, se Çeliku…

Për FERIZ GURIN, sot e gjithë ditën, kanë se çka të flasin bindshëm (pos Vëllezërve e Motrave Guri) edhe: Izahir Doda, Ridvan Mehmeti, Akademik Jusuf Krasniqi, Akademik Mehmet Halimi, Gafurr Gashi, Hyrjete
Isufi, dr. Menderes Gashi, Melihate Kelmendi (motra e Aziz Kelmendit), Ekrem Caka, Jeton Neziraj, Xhevat Jaha, Hajrush Kurtaj, Deli Krivanjeva, Avdi Gérvalla, Izet Krivanjeva, Murtez Neziraj, Faik Dashi, Bashkim
Haxhimusa, etj., etj.

Në këtë libër, pos kujtimeve janë përfshirë edhe krijime letrare, piktura, portrete dhe krijime muzikore (tekste këngësh) nga: Adem Gashi, Rexhep Bunjaku, Murtez Neziraj, Milaim Miezini, Fahrush Azemi, Shaban
Neziri, Besim Vishi, Erblina Gashi, Jusuf Lushaku, Azem Guri, Merxhan Gashi, Imri Trena, Isa Malsiu, Arbérie Qeriqi, Ilir Axhami, Habib Guri, Granit Krasniqi, Arbëresha Hajrizi, Ermal Gashi, Hajrije Guri — Matoshi, Lisa Ruzhdi Matoshi, Blerta M. Gashi, Arjanita Azizi, Afrim Vishi, Gafurr Gashi, Xhevat Jaha, Sabit Jaha etj.

Falë aftësive për të mbajtur mend, të gjithë këta njerëz që dhané kontributin e tyre për këto KUJTIME dhe KRIJIME tejet të rëndësishme, me vlera të pakontestueshme, tashmë më shumë se kurrë më parë e kemi më të plotë JETËSHKRIMIN për FERIZ GURIN — KOMANDANT SHPATËN, i cili kudo që ishte dha SHEMBULLIN E TË MIRIT, ndër MË TË MIRËT, ngase Veprimet e Tij ishin të qarta, të shkurtra dhe të prera — ashtu siç prente “SHPATA” e Tij, thuhet në sa e sa kujtime të të gjithëve sa e si e njohën më për së afërmi FERIZIN, gjatë 29 vjetëve të JETËGJATËSISË së Tij fizike (1970 — 1999), por që do ta njohin edhe gjeneratë pas gjenerate, për qindra e qindra… vjet, tash e tëhu, jo vetëm në Nikaj të Kaçanikut, por anekënd Kosovës edhe në të gjitha trojet shqiptare, gjithkund e gjithmonë, ku DENBABADEN SHQIP Bukës i thanë, i thonë dhe do t’i thonë Bukë e Ujit — Ujé, për çka FERIZ GURI — KOMANDANT SHPATA kreu borxhin ndaj ATDHEUT, e çoi në vend AMANETIN E PRINDËRVE, ku krahas Bashkëluftëtarëve ishte përherë i PARI, kudo e kurdo që ishte nevoja, aty ishte më GUXIMTARI, pa u trembur me Topin e Tij pa Dridhje.

Vërtet, nga të gjitha këto KUJTIME dhe KRIJIME, venerojmë bindshëm se mbiemri i Tij GURI asocon me përkatësinë e GURIT të STRALLIT, gur i fortë që nxjerr shkëndija, prandaj Ai ishte i tmerrshëm për Armiqtë, por melhem për varrë për Miqtë, – pohonin pareshtur Bashkëluftëtarët e Tij, të cilët në aspektin më të lartë e kujtojnë për çdo vit, çdoherë si edhe sivjet.

Ky libër KUJTIMESH E KRIJIMESH. i njerëzve të: shtresave, moshave, gjinive, profesioneve dhe partive të ndryshme, të përmbledhura në këtë vëllim, GËRSHET KUJTIMESH E KRIJIMESH, nga Gafurr Gashi (shok i shkollës dhe i studimeve në fakultet), jep për të kuptuar se FERIZ GURI — KOMANDANT SHPATA, sikurse sa e sa DËSHMORË a HERONJ të tjerë, meriton edhe shumëçka më shumë të bëhet për Atë (FERIZ GURIN) dhe Ata (DESHMORET), të cilët bënë gjithçka për të MIRËN TONË, duke na sjellë LIRINË. Prandaj, NE ua kemi borxh ATYRE së paku (në mos më shumë) të mos i anashkalojmé! Të mos i harrojmë, se mund të na mallkojnë gjeneratat që vijnë pas nesh, andaj, KUJDESI

Me këtë rast, assesi nuk guxojmë ta lëmë anash RADION KOSOVA E LIRË, e cila si medium është e para dhe e vetmja, që përmes valëve të saj (edhe pse në kushte e rrethana aspak të favorshme ekzistenciale me mjete vetanake në vazhdimësi publikon Veprimtarinë e UÇK-së, duke shënuar çdo PËRVJETOR të BETEJAVE si dhe për secilin PERSONALITET USHTARAK, veç e veç, qe sa e sa vjet, pareshtur. Në këtë drejtim kontribut të posaçëm, për këtë Zonë Ushtarake, me shkrime kanë dhënë dhe po japin: Mr. Hajrush Kurtaj (më shumë se kushdo tjetër për Zonën Operative të Nerodimes), Isuf Sherifi, Rrahim Sadiku, Musli Vërbani, Nusret Pllana, Berat Luzha, Fadil Curri, Imri Trena (me Radion “Zëri i Arbërit” nga Norvegjia), Mehmet Ballazhi, Emin Kabashi, Nuhi Bytyçi, Rufki Suma, Murtez Neziraj, Latif Nallbani, Afrim Mustafa, Emrush Dernjani, Bajram Shatri, Hanëmshahe Ilazi, Sabit Alidema, Kjani Sallahu, S. Karemoni, Metush Zenuni, Daut Shehu, e ndonjë tjetër.

Sot, me këtë LIBER KUJTIMESH e KRIJIMESH për FERIZ GURIN — KOMANDANT SHPATEN, Gafurr Gashi në këtë Shtëpi Muze të Nikajve të Kaçanikut, po e vë edhe NJË GUR në këtë Fortesë të Qëndresës sonë  Kombëtare, duke ua shtuar namin edhe më shumë: DËSHMORËVE GURI: FERIZIT, XHEVDETIT, SADIKUT, QEMAJLIT dhe gjithë DËSHMORËVE të kësaj ane, për të mos u harruar brez pas brezi nëpër shekuj, se vetëm kështu NE mund të shkruajmë HISTORINË TONË, ashtu siç është e vërteta.

Pra, derisa emri i institucionit edukativ dhe arsimor “FERIZ GURI dhe VËLLEZËRIT ÇAKA” figuron në ballinën e Shkollës së Mesme Profesionale në Kaçanik: në SHTËPINË MUZE TË NIKAJVE është PLLAKA për KATËR DËSHMORËT GURI (apo thënë më vendçe) KULLA E NIKAJVE; derisa VELLAI zëvendësoi VËLLAIN e vraré me PUSHKEN e të cilit vazhdoi LUFTËN, siç veproi KJANIU me PUSHKËN e FERIZIT (si dhe duke trashëguar nofkën “..SHPATA” me emrin SHPAT, pinjolli i FAMILJES GURI), derisa thuren vargje, këndohen këngë, portretizohen  FIGURAT EMBLEMATIKE e shkruhen monografi për PERSONALITETET E SHQUARA të kësaj LUFTE TË SHENJTË – vetëm në këtë mënyrë NE i mbrojmë VLERAT e NJEMENDTA të UÇK-ës. Prandaj, né këtë mënyrë NE njëkohësisht kryejmë edhe misionin tonë që na përket, meqë për këtë dha JETËN edhe FERIZ GURI — KOMANDANT SHPATA së bashku me  XHEVDET GURIN, Kushéririn e Bashkëluftëtarin e Tij.

Dhe, nuk kam çfarë të shtoj diç më shumë a diçka tjetër, meqë KUJTIMET dhe KRIJIMET si këto janë aq të shumta dhe të begata, që jané përmbledhur në këtë GËRSHET KUJTIMESH E KRIJIMESH, të cilat na i dhuroi Gafurr Gashi, në shenjë respekti e nderimi për shokun, kolegun e tij FERIZ GURI, për çka ne lypset t’i falënderohemi sot e tutje, t’i jemi mirënjohës, sikurse sa e sa autorëve të tjerë, që dhanë e thanë çfarë sa ditën e sa mundën’

Dhe, krejt në fund, në emër të SHB “SAS”, shpreh FALËNDERIM, së pari ndaj autorit GAFURR GASHI, që më ofroi këtë dorëshkrim të tillë për ta bërë libër, së dyti falënderoj FAMILJEN GURI për besimin e dhënë për botimin e kësaj vepreje, ku PERSONAZH KRYESOR është FERIZ GURI — KOMANDANT SHPATA, së treti, ju falënderoj JU, gjithë lexuesit e këtij LIBRI me KUJTIME e KRIJIME për FERIZ GURIN — KOMANDANT SHPATËN

P.s Megjithatë, ky libër, s’është I PARI dhe mos qoftë I FUNDIT për FERIZ GURIN – KOMANDANT SHPATËNI Dëshiroj dhe uroj që të botohen edhe sa e sa vepra të tjera të zhanreve dhe disiplinave të ndryshme, të DIJES për këtë NJERI që dha JETËN e TIJ për LIRI të Kosovës e që nga AI pritnim me SHPRESA TË MËDHA, që do të jepte KONTRIBUT edhe né SHKENCË, për të cilën kishte përthithur DIJE UNIVERSALE.

Megjithatë, mbi të gjitha, AI arriti Kulmin me Sprovën, duke DHËNË PROVIMIN E JETËS, ku mori GRADËN MERITORE — DËSHMOR I AT(MEME)DHEUT.

Para bustit, portretit, pllakës përkujtimore, lapidarit etj., të FERIZ GURIT — KOMANDANT SHPATËS ne lypset të përulemi me dinjitet, duke qëndruar GATITUI

Kujdes dhe Respekt për AT(DHE(T)AR të DE VOTSHËMI

Kontrolloni gjithashtu

Dr. sc. Bekim Vishaj: Në shenjë përkujtimi, 39 vite me parë u nda nga jeta Doajeni i folklorit shqiptar, Dervish Shaqa

Dervish Shaqa  u lind në fshatin Llukë e Epërme të Deçanit, në vitin 1912. U …