Me 27 shtator ora 5:15 minuta në mëngjesin e ditës së diele po sa ishim zgjuar filluan granatimet nder dy tri granatat e para njëra ra në oborr

Sadik Halitjaha: 3 korriku i vitit 1998, shënon datën e Betejës së parë në zonën e Therandës, ish-Suharekë

3 korriku data e Betejës së parë në Therandë! Rreth orës 17 u përballen forcat e UÇK-së me sulmet e forcave të armiqve serbo-sllavë. Në hyrje të Budakovës mbi Mohlan. Nisja e parë e formacionit luftarak të Batalionit të -II- po sa e formuar me 26 qershor 1998 akoma në nivel të vëzhguesve. Në ketë luftim bie dëshmori i parë, tani hero Kadri Kokollari në vijën e parë të zjarrit. Duke i gozhduar forcat armike që të mos kalojnë në Budakovë. Lufta e rrufeshme zgjat rreth dy orë duke i vrarë dy armiq e plagosur tre e ma shumë dhe tre të zënën rob. Nga ne nuk patëm të rënë,  as të plagosur pos heroit Kadri Kokollari. Ishte beteja e parë frontale në këto anë edhe se luftëtaret pa përvojë e eksperienca të tilla shënuam rezultate të jashtëzakonshme i mundem dhe i kthyem forcat armike, të cilët u prapakthyen  me bisht nën shalë. Nga pezmi ndaj UÇK-së i vunë zjarrin disa grunajave dhe gjerdheve,  gjatë ikjes nëpër Dardhishtë (Krushicë).

Kjo lavdi u përsërit edhe me 4 korrik kur forcat armike erdhën për t’u hakmarrë të shoqëruar me  tanke e autoblinda,  ma shumë ngase ditën e parë dy tanke dhe një autoblindë një kamion ushtar dy pizgauer, një autobus. Ndërsa me datën 4 korrik kishin dyfishuar makinerinë dhe numrin e ushtarëve dhe policëve,  kjo betejë filloi ora 13:00 dhe zgjati një orë e gjysmë luftime. Në ketë betejë nga pala jonë nuk patëm të vrarë as të plagosur. Ndërsa armiqve ju kallem një autoblindë me ushtarë brenda dhe vramë dy e plagosem rreth 12-13 armiq, sepse edhe ne ishim forcuar me një skuadër plus dhe kishim bë edhe istikame gjatë natës duke e ditur se do te vinin prapë armiqtë. Kështu qe armiqtë në tërheqje gjatë kthimit të tyre për Therandë ju rrjedh gjaku për rrugë deri në Reqan, e kuptojmë nga tekniket mjekësorë nga motrat e shoferet shqiptar që akoma grindeshin në ambulanten e Therandës. Na treguan që armiqtë, kishin marrë ndihmën e parë dhe konstatuar vdekjen. Krenari për Ushtaret e UÇK-së. Gëzim dhe përkrahje e madhe nga popullata e jonë në Budakovë, Krushic, Papaz, Grajqec Vranisht, Maqitevë, Mushtisht, Bukosh, Reqan e fshatrat për rreth. Vlen të theksohet se ky bastion i UÇK-së nuk u mposht kurrë nga armiqtë edhe se u banë me dhjetëra beteja, sidomos e fundit 43 ditë pa ndërprerë deri në ditën e çlirimit të Therandës.

Lavdi 32 dëshmorëve të batalionit!

Respekt për 600 luftëtaret e batalionit të- II- Br.123-ZOP!.

Falënderim qytetarëve të kësaj ane!.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …