Sadik Halitjaha: Analizë mbi shkrimin e Besim Qeriqit më 17 nëntor 2025, dhe reagimin e Dilaver Goxhajt ndaj RKL-së

Dilaver Goxhaj, me gjithë respektin e veçantë për ty o çlirimtar, ja ke huqë me reagimin tënd, sepse ju aspak nuk e keni drejtuar reagimin ndaj shkrimit të Besim Qeriqit, i cili fund e krye ishte i bazuar në librin e Wesly Clark – “Si të bësh luftë moderne”.

Si dhe Besimi kishte interpretuar deklaratat e dëshmitarëve mbrojtës, si të James Rubin e të tjerëve, të cilët kishin thënë ato vërtet që i kishte shkruar Besim Qeriqi. Ky nuk kishte nxjerrë përfundimin se këto ishin edhe mendime të tija, por të dëshmitarëve si të atyre që kishin dëshmuar dhe ajo që pritej të dëshmonte Clarku! Sa i përket përmbajtjes së shkrimit të Besim Qeriqit, kaq kishte në përmbajtje!

Ti edhe unë mund të kemi mos-pajtime me ato që u thanë e po thuhen në Gjykatën Speciale në Hagë! Por nuk duhet të mendojmë ndryshe, pos lirimit nga burgu të bashkëluftëtarëve tanë!

Qëndrimi yt i mospajtimit që s’ka pasur strukturë komandimi dhe nuk ka funksionuar zinxhiri komandues lart poshtë, është e drejtë të mos pajtohesh, por këtë se konstaton Besim Qeriqi, ky veç ka interpretuar dëshmitë! Këtu s’kam çka të shtoj as për atë, as për ty!

Besim Qeriqi nuk asht i familjes Qeriqi as ndonjë i njohur për këtë familje, që ju ta sulmoni si familjar! Por si duket, paske qenë i mbushur me energji negative kundër stafit të RKL-së, dhe familjes Qeriqi, e këtu e ke keq, dhe nuk ke të drejtë fare!

Reagimi yt nuk ishte veç i gabuar në kohë, por edhe në adresë jo të duhur! RKL është veç paraqitja e këtij shkrimi, siç i ka paraqitur shumë herë shkrimet tua dhe të mijat!

Konstatoj se reagimi, shkrimi yt, më shumë ishte shprehje e një mllefi dhe një përbuzje e RKL-së, me thirrje të çuditshme sikur RKL, na qenka anti-kombëtare, si dhe je thirrur në të ndjerin Ahmet Qeriqi ish-drejtor i RKL-së, edhe aq veç që e ke përmendur shumë e ke fyer.

Ti je një bashkëluftëtar i respektuar si dhënës i kontributit të madh profesional në luftë!

Por duhet të jesh i vetëdijshëm se nuk ishe as nuk je arbitër i luftës dhe i rregullimit të situatave pas lufte, nuk mundësh ta marrësh nën patronazhin tënd personal as luftën e pas luftën!

Ti kur flet sikur s’paska devijuar stafi i RKL nga ai që ishte gjatë lufte, si dhe kur thua se nuk duhet të menaxhohet nga stafi ku ka familjar të ish-drejtorit Ahmet Qeriqi, kjo s’ka logjik kur dihet se familjarët e tij ishin edhe luftëtarë! Shtrohet pyetja, si në luftë po bëheshin tre e më shumë anëtarë, e në stafin e RK-së, po shihen nga ana jote familjar dhe privat!

Cilat Radio e TV. qenkan publike dhe kombëtare sipas teje? Ti nuk ke kurrfarë të drejte me thirr për shuarjen e këtij mediumi, ose të kalojë, siç sugjeron, në menaxhimin e veteranëve të luftës!

E di se edhe ti e di që këtë medium po e menaxhojnë luftëtarët, bile edhe sot që janë luftëtarë, krahasuar me mua e ty, këta vazhdojnë, e neve që na duket se kemi bërë shumë dhe tani pushojmë e kërkojmë merita për ato që kemi bërë në luftë!

E kam ndier këtë fakt se ke deklaruar në media se të ka mohuar njohja e veteranit-luftëtar, kjo më bën të ndihem keq, dhe e urrej kushdo që ta ka mohuar!

Unë kam shkruar se turp është për pushtetarët e Kosovës si i kanë trajtuar luftëtarët nga Shqipëria dhe sidomos janë të turpëruar me oficerët e karrierës, si që ishit ju, Adem Shehu, Arqile Maando, Spiro Butka, Bardhi e tjerë! Në këtë pikë keni gjithë të drejtën!

Por sulmi që i bëni RKL-së, më bën të mendoj se mund të ka burimin të thellë në mendjen dhe zemrën tuaj! Nuk dua aspak të dyshoj se je i shtyrë nga dikush, aq më pak se punoni për dikë kundër këtij mediumi!

Por mendoj, miku im bashkëluftëtar Dilaver, ke pak egoizëm të tepruar që don të të njihet supremacioni karshi të tjerëve, në këtë rast ke treguar pretencë karshi RKL-së!

Çlirimtar, nuk kemi të drejtë të i kërcënojmë, nënvlerësojmë, aq më pak stafin e një Radio të shenjtë të luftës dhe të kërkojmë shpërbërjen e saj, derisa e vetmja është e nivelit të vlerave kolektive, që askush më mirë se kjo nuk po e përcjellë amanetin e dëshmorëve dhe traditën e luftëtarëve, si dhe kultivimin me patriotizëm e vlera kombëtare!

Nëse ti ke diçka personale thuaj dhe unë do të jem ndërmjetës që ju pajtoj!

Ndërsa, nëse po e kryen porosinë e pushtetit aktual, lëri, vëlla, ata ta bëjnë!

Diçka që duhet ta kuptojnë të gjithë: RKL u mbrojt me luftë, me gjakun e dëshmorëve të ZOP, njësoj do të mbrohet nga të njëjtit luftëtarë të kësaj Zone deri sa të jemi gjallë!

O çlirimtar, sa i përket UÇK-së, ishte apo jo ushtri, kishte apo jo struktura, do të jemi bashkë, por më vonë! Mos u ngut, se nuk ka hajër tani! Pra, ty mos të u prit vepro, por nuk fiton asgjë dhe nuk i bën mirë atyre me duar lidhë!

Do të kesh kohë për t’i thënë atë që duhet kur duhet të gjitha, jo tani!
Më ka ardhur mirë edhe keq intervista kur e bëre në TV – Dritare. Mirë që je dëshmitar i gjallë dhe mund të i thuash të gjitha! Keq që ishe dobësuar nga emocionet dhe këto që po i thua nuk po i bën në kohën e duhur! Je para kohe dhe i dëmton ata që nuk duhet dëmtuar!

Por ti i ke qëndrimet dhe mendimet tua, unë nuk kam të drejtë t’i imponoj mendimet e mia! Shpresoj që nuk po të imponojnë edhe të tjerët (pushtetarët aktualë).
Respekt për luftën dhe ardhjen në kohën më të vështirë në luftën e Kosovës!

Të lutem, mos e merr të tërë në patronazhin tënd, se pse nuk të bën nder! Në fund të fundit luftën ja kemi pas borxh atdheut! RESPEKT!

Kontrolloni gjithashtu

Blerim Muriqi

Blerim Muriqi: ARTI I VRASJES SË VOTËS

Sikur gjithë ju lexues, sado të gëzuar të jeni për fitoret elektorale dhe sado të …