leoni

Sadik Halitjaha: Njeri tabor thotë do të ju japim lekë, lekë, tjetri tabor thotë punë, punë

Sadik Halitjaha: Betejat e shtatorit 1998 dhe ofensiva gjithëpërfshirëse! III

Kështu u bë edhe sot e kam në trup. Tjetrën në brinjën e parë afër zemrës s’mundi me e gjet kur ajo ka godit bombën në gjoksore ja kishte thyer një katror bombës për fat shpëton zemra ajo copë tërthorazi shkon përskaj brinjës  prapa shpine,e kam vejtur ma vonë që e kisha në trup, në krahë nuk pati shumë punë pasi kishte dalë anë përtej në anën tjetër vetëm ashtë pastruar plaga. Pastaj një e vogël në kokë me ka dalur pas tri vite në sipërfaqe dhe e kam hjek me pincet. Ndërsa një në krahun e djathtë nen bërryl as qe e kemi trajtuar. Akoma asht dhe me pengon nga pak nervin e gishtit të madh.

Por pas dy infuzioneve dhe inekcioneve mora pakë veten, na bën bashkë në dhomë me Zaimin të cilit i kishin mbështjellur kokën me fasha dhe mjekrën sepse e kishte buzën e lënduar po ashtu krahun që s’mundnin ti vishnin asgjë në të majtën e tij. Fillova ta ngacmoj, të paskan ba hoxhë o Zaim, qeshem.

Shihe more veten shyqyr ty sta kanë pështjellur kryet sa te madh e ke,krejt fashat i kishe harxhuar hahaha qeshnim aty qëndruam të etjen dhe të premten duke u kuruar.

Andej beteja kishte patur shumë sukses 9 armiq ishin vrarë dhe rreth 18 ishin plagosur. Nga  pala jonë pos meje dhe Zaimit s’kishim të tjerë as të vrarë as të plagosur. Ushtaret të cilët nuk dinin  për plagosjen time e të Zaim Muqes . Ata të gëzuar për fitoren festojn në

oden e Xhafer Gashit të sharra. Shihen me një video tuj vallëzuar e kënduar, bile aty shihet qartë duke i ra çiftelisë e duke kënduar Ahmet Kaqiku. Tani Hero!

Diten e shtunë dola nga spitali pashë Kombi-busin përplot me armë që i kishin sjellur Gjuvda dhe Neziri me shokë aty kishte 13 mortaja 500 she dhe me qindra predha po ashtu dy mortaja 150-tshe dhe 22 mitroloza qinshe e dy gulinov të medhej kundër ajror 12.7 si dhe dy të mesëm me të njajtin kaliber. Po ashtu dhe shumë armë tjera, municion, granata e mina anti tankse plot kombi mezi e mbanin rrotat e pasme. Pasi me raportuan e pashë që  kombin e kishin gjuajtur armiqtë dhe e kishin shpuar me tri  vrima  gjatë kalimit nga rruga e Doberdelanit mbi Sedenqan, për fat nuk u  qëlluar  shoferi, apo ndonjë predhë, municioni do te digjej flak me gjithë luftëtaret.  I  urova që kanë shpëtuar dhe i lavdërova për suksesin dhe guximin e luftëtarëve që sollën armët nëpër flak pushke. Dhashë urdhër të i pastrojnë dhe shpërndajnë në proporcion nëpër kompani! Vendosni në magazinë dhe Milaim Elshani është përgjegjësi që i shpërndan, pastroni deri në mbrëmje të gjitha duhet të janë në duart e luftëtarëve, sepse pritet ofensiva e përgjithshme të dielën në mëngjes. Në orën 8 dola nga spitali të shtunën 26 shtator me veturën BMW tê Fadilit filluam shumë ngadalë në drejtim të shtabit por ishte vështir se plagët pëlcisnin nga shkundja edhe pse lëviznim me pesë në orë. Kur u ofruam te rruga që ishte këmbësore për në shtab i thash  ndale dhe zbrita aty. E pash kerrin e Sahit Halitjahes  pas nesh me prindërit e mi. Ju bëra me dorë të shkonin pas kerrit të Fadilit dhe un trup në këmbë drejt në oborr të Komandës. Kishin dalur me dhjetëra ushtar të me presin si gjithmonë baca Idriz Destani e disa fshatar civil bashkë me luftëtaret në rresht në fillim duartrokiten pastaj ovacionet rroftë komandanti,u morëm ngryk e u përqafova me të gjithë sa arrita te dera e shtabit dhashë urdhër të shpërndahen se gjithë ata të tubuar mjaftonte një granat, sikur pata parandjenjë në atë moment duke hyr  në derë ra një granat e fuqishme por jo afër nesh diku  njëqind metra larg un u shtrira instinktivisht në dyshekun e shpuzës në të cilin flija në shtab. U lëndova dhe u përgjaka nga plagët që i kisha.

Ndërkohë arriten prindërit dhe i prita në komb pasi që këmbet nuk i kisha të plagosura.

Mirëpo nëna kureshtare pas përqafimit me shikon e me pyet se ku i kam plagët dhe sa të rënda janë i thash pak në krah e ja këtu nen bërryl. Mirë tha ti vet ke than plumbi i shkjaut s’ma lenë! Po e sheh se jam mirë në këmbë qëndroja.

E kam ditë  tha nëna!

Me fat palget tha baba dhe sikur e dinte se jam ma keq se sa po ju thosha. Me tregonte si e kishin informuar Hava  Bytyqi dhe Betim Halitjaha të cilët i kisha dërguar natën e plagosjes natën të futeshin në fshat dhe të i njoftonin prindërit e mi që të janë të njoftuar

drejt për se drejti dhe të ju minimizonin rrezikun për jetën time. Që të mos informoheshin nga të tjerët. Kështu që pas  pesë minutave i përcolla prindërit dhe Sahitin, por i këshillova të shkojnë rrugës tjetër nga rruga e re e hapur gjatë lufte Budakovë Bukosh Savro dhe rrugës fushore për në fshatin Mushtisht.

Bashkë me Fadilin   dola në inspektimin  e pozicioneve  tona duke hecur në kēmb e me pallton krahëve një automatik me dy karikator në dorën e djathtë. Tani luftëtaret shumë u gëzuan dhe morën zemër e u trimëruan kur me pan në këmbë. un nuk hyra nëpër kanale e bunker por mbi kanale lëndinës duke ju shpjeguar se ka munden të sulmojnë armiqtë deri ku duhet këta mej pruitur me llojet e armës qe kishin ti kur del këtu e ti këtu tjetri atje e kështu  me radhë një për një, sepse nesër do te fillonte ofanziva e madhe. Pasi inspektova dy pikat kyçe u ktheva në Shtab dhe thirra magazinierin mora vesh se armët ishin pastruar e të gatshme, atëherë ju a dhashë listën për të i shpërnda edhe municionin. Vetëm 10% përlind të mbeten, edhe ato të i qojn në bunkerin e msheft. Urdhërova tre mitraloz një gulinov te mesëm një mortajë 500 she e municion të i dërgoni  në nisin e  Gurit.

Mbledhja e mbrëmjes ishte shumë me rëndi pasi erdhën komandantet e kompanive si përherë në ketë kohë. i komp.-I-Isa Morina. i komp. -II- Naim Qorolli. Komp.-III- Halil Krasniqi dhe i Komp-IV- Shaban Gashi.Kom i Policis Mus Kololli,Kom i togut vezhgues Sevdi Kadrija, Komandant i nisjes Spciale Xhafer Gashi  komandant i rojeve të objekteve të rendësis së veçantë duke përfshi edhe Shtabin, Reshat Halitjaha. Pasi pasqyruan gjendjen e luftëtarëve në përgjithësi. Raportoj  komandanti i togut vëzhgues tregoj në detaje  për lëvizjet armike gjithsesi kuptohej qe nesër kemi ofenziv. Ju dhashë urdhrat dhe ju tregova,pozicionet rezervë. por vetëm komandantet të i dinin dhe nëse ndodhë  tërheqja eventuale bahet me urdhër timin apo kur harxhohen fishekët e mbeten veç sa me mundur me u tërhjek. Terheqja duhet të bahet duke luftuar, pra tërheqje me luftë, nikosisht ti kem parasysh popullatën me i mbrojt. Nëse na thyejnë këtë herë forcat armike,ne i kemi mundur 6 herë deri tani, lufta kështu e ka ndonjë betejë mundet edhe me u humbur por lufta  nuk guxon me u ndal ajo duhet patjetër të fitohet. Pas mbledhjes shkova në Spital ku dr. Ibish Ahmeti më i përpunoi plagët dhe ma dha një infuzion.

Ndërkohë biseduam që në mëngjes herët të i tërheqin personelin me të plagosurit dhe materialet shëndetësore barërat fashat, Jodet, inekcionet dhe sallën e operacioneve. E dija aty afër përroit ishte një shpellë ku ishte strehuar Ibrahim Lutfiu. Kështu  u vepruam të nesërmen Aty dr. Ibishi ja shpëton jetën Sokol Buzhales I plagosur rëndë  për pak metra larg forcave Serbe arrin ta têrheq në shpellë. Un pas orës 12 të natës largohem nga Spitali shkova në shtëpi të Ramush A. Matoshit. këtë e dinte vetëm mjeku. Aty isha me Kujtimin Fadilin dhe Hava Bytyqi me motren medicionale Fitnete Sallauka. ora 1,45 minuta erdhën  te unë në korridor të odes Naim Gash i cili ka qenë i njoftuar ku do të jam. Me Naimin kshin ardhur Naim Qorolli,Sevdi Kadriu  Ukë Thaqi edhe nja dy ushtar. Arsyen për ardhjen  që e paraqiten?! Naim Gashi tha kanë lyp  këta mej pruar të ti. Qkemi i pyta? Filloi Sevdi Kadrija dhe me raportoj  se togu vëzhgues kishte vrejtur shumë qarkullime të armikut nga Shtimja drejt Therandes dhe pozicionimet e tyre  nga  Podi i gështenjave në të dal nga Shtimja drejt Carraleves. Në Qaf Duhel një batalon me disa autoblinda ,tanksa e shum maune me ushtar armiq,Te Pishat në Biraq disa maune  me ushtar e tanksa, mbi Damper tre tanksa, mbi Dubrav te pompa nën Mushtisht tre tanksa te fabrika e Mushtishtit dy tanksa te Antena dy tanksa, mbi Delloc  në Padesh.Levizje te mdha nga Berzovica e Shtërpca Shoshiqi e Verbeshtica në total mendohej se një brigadë nga Prizreni një batallon nga Hoqa e Rahovecit, një brigadë nga Nishi, Njësia Speciale garda nga Beogradi (Havalla) një brigadë nga Brezovica një batallon në Qaf Duel dhe të pishat. Rreth 300 automjete  tanksa maune e autoblinda e gjithfarë teknike luftarake. Të vëzhguara nga togu vëzhgues i batalionit tonë bataloni i  -II- br. 123. Duke mi treguar të gjitha këto Sevdiu, Naim Qurolli tha komandant po tërhiqemi gjatë natës dhe kur armiqtë msyen në mëngjes nuk na gjejn në pozicione dhe ma pak dëme kemi. Duke mos e lanë ta përfundoj atë që donte ta thoshte sikur se (ne ashtu ashtu do ta humbim ketë betejë të pa barabartë) mjaft i bërtita ne ju kem thanë  këtij populli ju mbrojmë, ne i kemi mbrojtur katër muaj dhe kem fituar 6 beteja. Ne në këtë betejë do te rezistojmë deri sa te kem municion deri sa mbetemi me qerekun e municionit sa me mundur me u tërheq. Për ndryshe vlejnë ligjet e luftës s\ka tërheqje pa urdhër s;ka tërheqje ndryshe veç duke luftuar. Përjashta se ju vras të gjithave bërtita me zë të lartë. Kjo ishte për mos me lan alternativ tjetër, pos të luftojmë deri në fund. Pastaj pata dyshim  të arsyeshëm dhe të vërtetuar pas lufte, për njërin nga ata kishte ardhur me porosi për të mësuar ku ndodhem unë.

Në mëngjesin e datës 27 shtator dit e diele rreth orës 5,15 të mëngjesit fillojnë granatimet  ndër granatat e para u qëlluar streha e shtëpi ku ishim  ne dhe ranë shumë tjegulla (qaramide) ne ishim në sofër tu ngjan kulaçin që kishte përgatitur Xhemilja gruaja e Ramushit. Filloi ofensiva e gjithperfshirese e shtatorit. …..

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Në tendën tonë në Rreze të Baliqit vijnë për të na vizituar eprorët e operativës: Xhavit Sadrijaj dhe Muharrem Sylejmani. (E martë 20 prill, 1999)

Ahmet Qeriqi: Në tendën tonë në Rreze të Baliqit vijnë për të na vizituar eprorët e operativës: Xhavit Sadrijaj dhe Muharrem Sylejmani. (E martë 20 prill, 1999)

Është një ditë tanimë e rëndomtë, në tendë. Vazhdimisht po bën mot i lig. Edhe …