Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: Disa tani po i dëgjojnë granatimet në Ukrainë!

Këta të sotshmit e të asnjëhershmit, garojnë me madhe shtimin dhe epitetet e luftëtarëve te Ukrainës dhe te Presidentit Zelenski! Përpiqen me madhëruar trimërinë e Ukrainasve karshi UÇK-s! Duke i përulur luftëtarët tanë karshi atyre!

Po harrojnë ta krahasojnë Ibrahim Rugovën me Zelenskin me siguri që s’kanë krahasime!

Një portal e kishte paraqit një foto të Zelenskit me Skënderbeun!

Këtyre si duket trimëria madhështia, vlera, sakrifica deri ne vetëmohim e çlirimtareve tanë, fort po ju vret sedrën e sëmur frikacakeve Shqiptar, qe ishin kundër luftës dhe mbeten prehër kundërshtar te çlirimtareve!

Pas çlirimit te Kosovës kurrë nuk ju tha mendja as zemra qe të ju fliste goja për realitetin dhe te i gëzoheshim lirisë bashke te gjithë!

Por vazhdimisht, trumbetonin se te huajt na çliruan, se asgjë vet s’kishin bërë për Lirin e Atdheut!

Vërtet ne u Çliruam me ndihmën e Aleatëve!

Tani po e shihni krejt NATO po e ndihmon Ukrainën me te gjitha armët! Me shumë financa e shumë vullnetar, më mbikëqyrje satelitore dhe gjithë inteligjencën e angazhuar në vëzhgim e informim, njoftim për gjithë q ’ka!

Me garantimin e një Satalitit te veçanta për të i shërbyer Ukrainës! Krahasimi me trajtimin ton gjatë luftës e këtë qe bahet për Ukrainën!

Në fillim pajtoheshin edhe Aleatet me propagandën Serbe se ishim ‘’terroristë’’!

Ma vonë e kuptuan se jemi çlirimtar!

Na premtuan te na lëshonin armë nga ajri?!

Pritem me net të tera duke ju dhanë koordinatat se ku mund te i lëshonin, duke e shënuar vendin me zjarre ne rreth te madh me dhjetëra hektar!

Na lëshonin biskota dhe fletushka! Në te cilat shkruante në tri gjuhet Anglisht, serbisht Shqip; Kujdes krimet e luftës nuk vjetërsohen! Ne kot pritnim armët nga Aleatet!

Ne e bam luftën me fishek te numëruar me armë te sjella me shpin e me traste fishek!

Me kuaj e gomar! Vetëm për te siguruar armë në kufirin Shqiptaro Shqiptar ranë 280 luftëtar!

Ndërsa me dhjetëra e qindra brenda Kosovës në përpjekje me i vrare ne prita armiqtë dhe me ju marrë armët!

Po ti kishim armët e Ukrainës që janë ma modernet e kohës!

Po ta kishim një president që do te i kërkonte popullit te mobilizohej dhe te luftoj nga 18-60 vjeç!

Po te ishim në pozicionin e Ukrainës Shtet me 44.milion dhe me 260 mijë ushtar!

Po te ishim ne mbrojtje te qyteteve e të popullit në Shtetin e lirë!

Do ta kishim ma lehtë se sa që neve na duhej nxjerr armiqtë nga kazermat e tyre pushtuese!

Duhej sulmuar ne vendet ku ata do te tërhiqeshin e të ju ulej aftësia goditëse!

Dikush do te ngritë parantezë Serbia-Rusia! Deri tani q ‘ka, ka përdor Rusia armatim në Ukrainë, atë ka përdor Serbia! Por ky populli  i trembur e ka futur kokën si struci dhe i ka mbyll sytë para tmerrit te luftës në Kosovë!

Tani lufta e Ukrainës pasqyrohet e tëra përmes TV. Ndërsa atje funksionon propaganda interneti Ndërlidhjet satelitore e konferenca virtualë me boten! Krejt këto s’po i them nga urrejtja por nga zilia pse ne nuk i kishim minimalen qe ata kanë!

As Radio as telefona edhe propaganda ishte shurdhuese nga Serbia dhe kolaboracionistet e saj!

Kur ne instaluam –Radion Kosova e Lirë, dhe filloi -Agjencia Kosova Pres- edhe pse nuk arrinin shumë larg me dëgjueshmëri, ai ishte i vetmi informim gjatë luftës në zonat e saj.

Për ne qe një arritje e madhe se pse kishim zërin ton te luftës!

Kosova nuk vuan shumë nga njerëzit e verbët, por nga ata qe nuk duan te shohin! Kosova nuk vuan nga te shurdhuarit por nga ata qe nuk duan të dëgjojnë!

Kosove nuk vuan nga budallenjtë por nga ata qe nuk duan të din!

Kosova ka shumë patriot e Atdhetar , por ma shumë te kolonës se pestë tradhtar! Nuk ka hipokrizi ma te madhe te thuash se e do atdheun e nuk lufton për Atdhe! S’ka ma nihilizëm se ta duash Lirin e mos ta respektosh çlirimtarin!

S’ka ma bastard që ta duash te huajin mos ta duash shqiptarin!

 

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Takime vëllazërore me shqiptarët e Kroacisë

Kryetari i Nderit i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, njëherit dhe Anëtar i …