Sadik Halitjaha: Gjykata Speciale është si rezultat i mos mos arritjes se gjykimit të pandëshkueshmëve nga Kosova

Sadik Halitjaha: Gjykata Speciale është si rezultat i mos arritjes se gjykimit të pandëshkueshmëve nga Kosova

Ish luftëtari i lirisë, Sadik Halitjaha ka reaguar përmes një shkrimi të gjatë për mënyrën e krijimit dhe tash të funksionimit të ashtuquajturës Gjykatë Speciale e cila është duke i hetuar dhe intervistuar vetëm ish-pjesëtarët e UÇK-së për krime të supozuara të luftës. Ai thotë se kjo gjykatë është rezultat i mos sjelljes para drejtësisë të pandëshkueshmëve. “Shkas dhe arsyetim i krijimit të kësaj gjykate ishte mos arritja e Kosovës ta bëjë një gjykatë për t’i dënuar të pa ndëshkueshmit. Ndërsa qëllim i evropianeve për të u shfajësuar nga Serbia bile për të u shfajësuar kanë ndikuar përmes politikave të tyre edhe tek NATO, gjë që duket qartë. Gjëja se UÇK-ja, ka bërë transplantim të organeve njerëzore. Çka është absurdë i pa shembull, i imagjinuar dhe i konstruktuar vetëm për ta arsyetuar krijimin e kësaj Gjykate raciste. Për ti ndjekur e dënuar, shantazhuar luftëtarët e lirisë gjëja për faje të tyre gjatë lufte, bile edhe pas lufte”, është shprehur ai.

Halitjaha thekon faktin se kjo Gjykatë jo vetëm që i përndjek veç shqiptarët por edhe se ka vënë në shënjestër themeluesit dhe komandantët e UÇK-së. “Çuditërisht quhet Gjykatë për dënimin e UÇK-së, e pa shembull bile jo vetëm një etnie por edhe selektive brenda saj. Merret vetëm me kryengritësit e luftëtaret e vërtetë me themeluesit dhe bartësit e luftës. Pikërisht ata që ka synuar Serbia gjykim për ata që e luftuan dhe e përzunë Serbinë nga Kosova”, ka potencuar ai.

Ish-luftëtari i UÇK-së thotë së Evropa si zakonisht nuk është marrë më shqetësimet tona por është rreshtuar fuqishëm më përkrahje të politikave serbe. “Evropa kurrë s ka dashur të na dëgjojë e të na kuptoj neve kur ju kemi thënë në ankesat tona se ç’është Serbia por gjithmonë në ulje të pazareve me Rusinë ka favorizuar Serbinë dhe na ka shkatërruar ne duke na ndarë në pesë shtete. Po të mos e kemi Amerikën do të na kthenin mbrapshtë”, ka shtuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …