Mamia ishin aleatët dhe lidershipi i Kosovës!
Okupatorët serb nuk mund të pajtohen me humbjen e luftës në Kosovë dhe humbjen e Kosovës!
Edhe pse u detyruan me u largu nga Kosova, ata fizikisht e patën të pamundur të vazhdojnë në Kosovë, prandaj të detyruar ikën, por me të gjitha mënyrat ata vazhduan me Kosovën. Brenda Kosovës ruajtën kolonën e pestë, spiunët, udbashët, bashkëpunëtorët si ato serbe, po ashtu edhe nga radhët e shqiptarëve dhe të njerëzve të rekrutuar e bashkëpunëtor me UNMIK-un dhe EULEX-in. Shumë nga përkthyesit u lidhën me UNMIK e EULEX edhe për t’u rehabilituar, ishin shumë të përshtatshëm me iu shërbye të huajve ky lloj! Serbia pa shërbimet e kolaboracionistëve shqiptarë nuk do të arrinte t’i sajonte të gjitha këto akuza të konstruktuara për Gjykatën Speciale!
Shumica nga këta përkthyes nuk e bënë ndershëm punën, por i dëmtuan shqiptarët dhe spiunuan në favor të Serbisë! Serbia investoi shumë me e mbajt Kosovën me vargoj të dukshëm e të padukshëm, e vendosur të mos heqë dorë kurrë nga Kosova, shfrytëzoi pakicën serbe dhe kishat, faltoret e tyre; këto u përdorën si arsye për t’u rikthyer herë pas here me ndihmën e EULEX-it dhe KFOR-it!
Këto rikthime e ri kontaktime nuk i lanë të shuhen bashkëpunëtorët dhe spiunët, përkundër e fuqizuan rrjetin si në bashkëpunim me Serbinë, ashtu edhe me UNMIK-un!
Me kolonën e pestë Serbia jo veç që arriti t’i fshehë gjurmët e krimit dhe të gjenocidit në Kosovë, por riinstaloi rrjet të ri të freskuar me BIA-n dhe pagoi miliona për ta rikthyer Kosovën, në vazhdimësi duke e quajtur shtet të rremë, me qeverisjen e Kosovës të përkohshme, si dhe duke e quajtur administratën e UNMIK-ut të përkohshme, gjithnjë duke shpresuar në kolonën e pestë që është mjaft e shtrirë ndër shqiptarët pro-serb!
Kauza e tyre: Kosova e Metohia janë tokë e Serbisë, dhe ata thonë se e kemi tokë tonën me Kushtetutë!
Kjo u mor me dhunë dhe do t’i rikthejmë me dhunë, herë do kur sa t’u jepet mundësia, gjithnjë tuj shpresuar në tërheqjen e KFOR-it dhe sidomos të Amerikës!
E krahasojnë me tërheqjen që e bëri Amerika nga Afganistani!
Për t’ju konfirmuar se shpallja e Pavarësisë së Kosovës ishte e paligjshme dhe të sigurt në këtë bindje, vet e dërguan në GJND dhe këtu iu dështoi! GJND e aprovoi si të drejtë shpalljen e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran.
Serbia provoi përmes dialogut në Vjenë, dhe të mos e njohë projektin e Ahtisarit!
Kërkoi edhe gjashtë pika Ahtisari plus, edhe pse lidershipi i Kosovës nuk duhej të binte në grackën serbe; për t’u yshtur nga miqtë e Serbisë dhe nga kolaboracionistët e brendshëm, dalë nga dalë rrëshqitën në dialog teknik, më vonë edhe dialog politik, sa që kaluan deri te rindarjet territoriale, çdo fshat i banuar me serb, apo dy e tre fshatra t’i bashkojnë të krijojnë komuna një etnike serbe!
Pastaj ky lidership i yni miop e i etur për karrierë dhe pasuri, pranuan edhe FUSNOTËN dhe pranuan dialogun për bashkimin në një administrim të përbashkët të serbëve në veri, të quajtur asociacion!
Pas kësaj gjendjeje Serbia filloi t’i kthejë në ç ‘njohje shtetet që na njohën Kosovën, si dhe ruajti katër aleatë në NATO, si dhe gjithsej nga ta pesë në BE.
Këta mos njohës të bëhen pengesë e pakapërcyeshme e mosnjohjes së Kosovë!
Serbia e mësuar me gllabërimin e tokave tona në këto 150 vitet e fundit, nga Nishi deri në Prizren, tani janë të verbuar nga ky edukim kishtar e pan-sllav; këta nuk mund të pajtohen me rikthimin e Kosovës në lirinë e shqiptarëve të pushtuar nga 1877!
Këta serbët me ndihmën e rusëve dhe bazuar në planet shfarosëse të Akademisë shoviniste serbe, si dhe projektuesve të shfarosjes së shqiptarëve sipas
– Ilia Garashaninit – e të tjerëve!
Shpikën kurthin (planin) se UÇK-ja paska trafikuar organe njerëzore gjatë luftës!
Pasi i bënë të gjitha përpjekjet ta quanin UÇK-në si islamiste, terroriste, ka blerë armë me drogë, ka bërë kontrabandë e shumëçka tjetër, Serbia e ka shpikur
– shitjen e organeve njerëzore –
dhe për këtë pagoi shumë miliona Dick Martyn, dhe ky ngriti akuza në Këshillin Europian, ku kishte mjaftueshëm pro-serbo-sllav dhe i kaloi rezolutat për t’i hulumtuar këto krime të pretenduara dhe për këtë të bëhej një Gjykatë Speciale!
Edhe aleatët e përkrahën këtë në mbështetje të Evropës, në këtë rast pro-serbe!
As Amerika nuk e ka logjikuar se është krejt sajesë e Serbisë me e kriminalizu UÇK-në dhe aleatët, si bashkëfajtorë në bashkëveprim me “kriminelët”, kështu që një “luftë me kriminelë e kanë okupuar Kosovën, një pjesë të Serbisë”. Serbia përpiqet t’i krijojë kushtet për ta rikthyer Kosovën nën Serbi, si dhe të detyrohen aleatët t’i kërkojnë falje pse u granatua Serbia!
Kjo mendësi po e mban Serbinë në përpjekje të vazhdueshme gjithmonë tuj thanë: Kosova zemra e Serbisë, djep i kulturës serbe! Këtë edukim kisha-sllave e kultivojnë çdo ditë, pa e kujtuar realitetin që serbo-sllavët u shtrinë duke i pushtuar tokat dardane! Ata janë këtu nga shekulli XIII, Perandoria e Nemanjiqëve shtrihet në tokat tona të Kosovës së sotme!
Edhe më vonë serbët barbarë bënë djegie e pastrime etnike, vranë, prenë e bënë gjenocid mbi shqiptarët!
Kjo logjikë me këtë mendësi, serbët e Serbisë synojnë me çdo mënyrë e në çdo kohë ta ripushtojnë Kosovën!
I mbajtën gjallë strukturat paralele dhe bllokadat në veri të Kosovës, rojat e urës, sa edhe organizuan kryengritje dhe përdorën banda ushtarake të përgatitura, të ushtruara e të armatosura nga Serbia, për ta marrë me luftë veriun dhe për ta fut në provë KFOR-in; këta KFOR-i nëse nuk reagojnë dhe nëse do të ishin pasivë,
Serbia me ushtri me e provua okupimin e tërë Kosovës!
Kur nuk ia dolën, vazhduan aty ku e kishin filluar më parë: me diskreditime politike! Dick Marty u dështoi, por gjykata mbeti dhe vazhdoi me akuzat e kompletuara e të konstruktuara nga Serbia!
Ta kuptonin krejt dhe drejt këtë qëllim të Serbisë e të Rusisë, sidomos aleatët tanë, nuk do të bënin presion që të bëhej Gjykata. Me siguri ata menduan që do të zhvillohen disa hetime individuale dhe të rangut të ulët, si dhe do të tregohej e vërteta duke e ditur të pafajshme UÇK-në!
Kështu u bindën edhe krerët e shtetit dhe i dhanë zor maksimalisht deri sa arritën ta kalonin në Parlament, sa që bënë edhe ndërhyrje në ligje kushtetuese për ta legjitimuar realisht, për t’ia dhënë krejt të drejtën juridike Gjykatës Speciale nga ato themelore deri te ato kushtetuese!
Kështu krerët i bënë edhe me presion ndaj të tjerëve duke qenë të bindur apo të garantuar se nuk kapen ata nga gjykata, por disa individë nga rangu i komandantëve të zonave e poshtë!
Kjo nuk ndodhi kështu, sepse Serbisë po i duhej kriminalizuar tërë luftën dhe me e goditur Kosovën me goditje fatale! Nga akuza e trafikimit të organeve njerëzore në atë
– NDËRMARRJE E PËRBASHKËT KRIMINALE –
Kur e emëruan kështu u përfshirë e tërë UÇK-ja, si dhe goditjen mortore po duan me ja dhanë Kosovës!
Nëse do të arrijnë me përmbyllë me këtë emërtim e me u dënuar të akuzuarit, krerët e shtetit e të luftës, po fajësohet lufta dhe aleatët!
Si dhe duan me e kontestuar si të paligjshëm, të gabuar dhe të padrejtë shtetin e Kosovës!
Prandaj institucionet e Kosovës, Qeveria e Kosovës, Oda e Avokatëve të Kosovës, tanë diplomacia, të bëjnë krejt ç ’është e mundur për të mos lejuar Gjykatën të marrë vendim të gabuar me këtë emërtim, me këtë thirrje:
– NDËRMARRJE E PËRBASHKËT KRIMINALE –!
Këtu Serbia e ka bërë sikur ai që kishte vjedhë dhe u thoshte të tjerëve: kapni hajnin!
Prandaj nuk duhet lejuar të ndodhë kjo padrejtësi sa nuk është bërë tepër vonë!
Të akuzuarit u mashtruan në strategjinë e imponuar nga mbrojtësit – avokatët.
Avokatët de jure mbrojtës, de facto hetues–prokuror për klientët e tyre!
Nëse tani nuk ndërhyjnë avokatët dhe vet të akuzuarit që të bjerë emërtimi i aktakuzës, me këtë emërtim që e ka, e keqja është e pariparueshme për Kosovën dhe për të akuzuarit!
Duhet kuptuar se nuk është çështje individësh 4, 10 apo 15 të akuzuar apo dënuar!
Kjo e keqe e rëndë, e madhe, e pariparueshme godet Kosovën dhe aleatët!
Kjo gjykatë do të mësohet në historinë e drejtësisë nga studentët botërorë si padrejtësi e pashembullt!
Uroj që çlirimtarët të mbrohen si duhet dhe të dalin faqebardhë, të padënuar!
Tani, kur kanë mbetur edhe pak ditë ta thonë fjalën e vet mbrojtja dhe të akuzuarit, që përfundon çdo gjë më 14 shkurt 2026, të mos presim, të mos ia lëmë spontanitetit dhe fatit, se nuk rikthehet kurrë mundësia që duhet bërë Kosova!
Kjo është luftë me e mbrojt luftën!
05 dhjetor 2025
Sadik Halitjaha
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
