Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: Kërkesa e Amerikës për strehimin e afganëve e drejtë apo e obligueshme?!

Nëse Amerika kërkon nga Kosova dhe Shqipëria te i strehojmë afganet lojal e bashkëpunëtorë të Amerikës -NATO-s për të i shpëtuar nga asgjësimi fizik i Talibanve, është e  drejtë apo e obligueshme?!

Kjo kategori njerëzish kanë qenë te privilegjuar ma gjatë se 20 vite!

Këta kanë qenë të ndihmuar me te gjitha mënyrat nga Amerika, me dollar, armë në luftim, krijim te kushteve të shtetit, ndërtimin e mbrojtjes e te ruajtjes së pushtetit!

Të gjitha ua beri Amerika për ta bërë një shtet te zhvilluar me norma demokratike,civilizuese!

Për ti nxjerr nga mes jeta dhe te krahasohen me shtetet e botes përparimtare!

20 vite mbështetje për të i mbajtur ne këmbë me te gjitha privilegjet e garantuara, miliarda dollar shpenzime për ta!

A e meritojnë ma tepër dhe ç’ka ju ka borxh Amerika këtyre parazitëve te privilegjuar me dekada?!

Ne radhë te parë edhe këta kanë vrarë e keq trajtuar Taliban!

Shtrohet pyetja pasi që e kanë pasur gjithë ketë aleancë mes veti dhe supozojmë se ma drejt kanë menduar me qeverisë popullin afgan?

Atëherë pse nuk arritën për 20 vite ta qeverisin si duhet,që ta kenë popullin me vete!

Jam i bindur se këta fare s’kanë qen te mirë për popullin e vet e as për Amerikën, mashtrues janë!

Deri sa populli plot 20 vite përkrahu Talibanet njerëzit e shpellave te bjeshke Tora Bora e te shkretëtirave!

Ç’ka po i ofrojnë Talibanet popullit fukara te Afganistanit,që ju shkojnë mbrapa dhe i përkrah, në rrugën ma te zorshme dhe shumë te vështirë!

Me siguri Kauza e Talibanve është liria e Atdheut! Këto aspirata e patën edhe në luftën kundër pushtimit rus, dhe ja dolën!

Lind pyetja cila ishte kauza e pushtetarëve deri te tanishëm ne Afganistan gjatë 20 viteve te fundit?!

Amerika nuk ju ka borxh asgjë pikërisht këtyre ish-pushtetarëve!

Prandaj përkujdesja e mëtutjeshme për këta te dështuarit, vetëm në një pikë mund te pajtohem!

Këta kanë familje dhe fëmijë dhe Talibanet nuk i kursejnë i masakrojnë dhe i ç’farosin!

Ju hakmerren, ne një mënyrë sikur qe ju kanë ba edhe këta atyre dikur!

Veç se tani hakmarrje e tmerrshme mund te ndodh!

Për çështje humane e njerëzore duhet të shpëtohen te gjallë!

Kërkesa që mund të i bëhet Shqipërisë dhe Kosovës për të i strehuar përkohësisht deri sa i marrin ne Amerikë apo diku tjetër!

Si kërkesë duhet te pranohet dhe zbatohet, se pse kjo del si obligim me normat dhe marrëveshjet e Aleancës!

Pastaj karshi Amerikës kemi shumë borxhe dhe kjo duhet te mirëpritet që na jepet mundsha të ja kthejmë pak borxh!

Pastaj fondi ndërkombëtar për azil -kërkuesit si pas ligjit të vitit 1952 miratuar në Konventën e Parisit! Për refugjatet.

Ju mbulohen shpenzimet shteteve qe i strehojnë dhe jo ma pak se sa harxhojnë këto shtete!

Ne se mund te hojmë a rrezikohen Kosova dhe Shqipëria nga Afganistani i Talibanve? Nuk e besoj fare, sepse ata kanë punë tjera brenda shtetit te tyre për 50 vitet e ardhshme!

Pas kësaj kohe, do te kuptohet si gjest human i Shqipërisë dhe i Kosovës!

Nuk banë të i krahasojmë as nuk kanë krahasim, këta me Jahudit dhe strehimi i tyre!

Ata ishin viktima dhe ju kanosej ç’farosja!

Ne bazë te traditës na kanë -ra në dorë- (Me norë) e kem bë ne bazë tradite marr neper shtëpitë tona private!

Me këta merret Shteti!

Këta janë pjesë e të njëjtit popull afgan!

Këta ishin te privilegjuar dhe shtypës me pushtet te plot 20 vjeçar, tani janë te dështuarit dhe gjynahqarët!

Si do qoftë ne duhet ta kryem detyrën dhe obligimin ndaj Aleatit ton Amerikës, duhet plotësuar kërkesën pa hezitim karshi tē te ardhurve duhet te sillemi si aleatet e tyre!

Këtu në Kosovë e Shqipëri mezi presin të kanë kësi tema banalistat, portalet e mediet që te qajnë qime për se gjati!

Edhe pse e din mirë se kështu duhet vepruar ne këto rrethana e kushte!

Rreshtimi në Aleancën Euro-Atllantike ka qenë i vullnetshëm, por obligimet dalin nga normat dhe rregullat e brendshme të saj!

Gjë që ne duhet me përkushtim ta zbatojmë kërkesën, për ta ruajtur besnikërinë duke u treguar te gatshëm te sakrifikojmë e rrezikojmë me aleatet së bashku!

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti në Hasanbeg: 8 maji është Referendum historik mbi të ardhmen evropiane të vendit, rrethoni 4

Fronti Europian në kuadër të fushatës zgjedhore parlamentare sot aktivitetet i vazhdoi në Hasanbeg. Para …