Sadik Halitjaha: Njeri tabor thotë do të ju japim lekë, lekë, tjetri tabor thotë punë, punë

Sadik Halitjaha: Lëvizjet atdhetare gjatë ekzistimit të tyre qëllim kryesor kishin çlirimin nga pushtuesi

Lëvizjet atdhetare kombëtare gjatë gjithë ekzistimit të tyre qëllim kryesor kishin çlirimin nga pushtuesi. Si njiheshin, si e quanin veten ato dhe si armiqtë na quanin e na jepnin epitete të ndryshme. Organizata Besëlidhja-Besa- e Udhëhequr nga Gjon Sereçi, Kadri Beba, Ibrahim Lutfiu e krerë të tjerë që ma vonë do të emërtohej NDSH. Ndër ma të avancuarat e kohës dhe me njerëzit më intelektualë të kombit. U luftua nga armiqtë e nuk u përkrahë nga bota demokratike. ORBSH e udhëhequr nga Adem Demaqi dhe Ahmet Haxhiu e të tjerë si e tillë u luftuar sepse kërkonte çlirim e bashkim kombëtar. Organizimet dhe protestat për flamur kombëtar u quajtën nga armiqtë irredentistë e nacionaliste. MLK-OMLK e quajtën veten dhe armiqtë i quajtën Enveristë separatiste e nacionaliste. A ishin vërtetë Marksist Leninistë dhe ç’kishin me këtë doktrinë?  Vërtet ishim të bazuar në atë doktrinë ishim edhe të formuar e të ngritur me ato teori dhe aty gjetëm format dhe normat e mënyrat e organizimit, por krejt kjo bëhej për një kryengritje një luftë të ardhshme. Duke synuar qëllimin duke kaluar rrugës së mundshme duke mos i dhënë  mundësi akuzimi pasi i tërë blloku i lindjes thirrej në këtë doktrinë në sistemet e tyre Komuniste e Socialiste. Po kështu ishte edhe shteti amë Shqipëria. Duke qenë të bindur thellë se ndihma kryesore dhe e domosdoshmja do të na vinte nga Shqipëria si mund të thirreshim në tjetër ideologji që do i kishim rrugët e ndara kur ne vepronim e përpiqeshim për çlirim e bashkim me shtetin amë. Realiteti se krejt frymëzimi dhe orientimi fryma e tillë vinte nga Shqipëria dhe përkrahja e hapur me propagandë televizive dhe me shtypin ditorë ishte në linjë me veprimet tona ishin dhe lidhje të tërthorta e kontakte me profesorët, udhëtarët që kalonin nëpër Jugosllavi si dhe diplomatet dhe literatura shqiptare brenda në Kosovë dhe ajo nga jashtë lidhja e emigracionit me diplomatet dhe shtetin shqiptar. Ndikuan shumë në organizimin dhe veprimtarin e organizatave të ndryshme të fshehta në rrugën për liri. Mbeten shumë organizata e grupime pa i përmend në këtë shkrim e që duhet të gjitha të përmenden e të shkruhet për të gjitha ashtu siç kanë qenë, vetëm ashtu realisht kanë vlerat e tyre për veprimtarinë sakrificën dhe rrugëtimin me ç’do kusht me arritur deri të liria. Duke përjetuar tortura të rënda e burgje të gjata, linçime e vështirësi të shumta familjare. Nuk e kuptoj përse duhet të hezitojmë të themi të vërtetën sidomos tani nga kush frikësohemi apo turpërohemi se e paskemi dashur Enver Hoxhën e paskemi qenë Enveristë. Me mija prova tregojnë sa Enveri mbi te gjithë ishte kombëtar udhëhoqi luftën Anti fashiste dhe çliroi Shqipërinë,  krijoi shtetin Shqiptar dhe e mbrojti nga armiqtë e bëri të pa prekshëm, tregon fakti se përgatitjen për luftë e kishte bërë maksimale me armë për të gjithë shqiptaret dhe strehim të sigurt për të gjithë. Dalja nga pakti i Varshavës nuk ishte e lehtë. Ftesë i bëri NATO-së, po nuk ju përgjigj dhe nuk ju ofrua brigjeve të Shqipërisë. Tani kurë NATO ishte e gatshme e pranoi nê gjirin e sajë dhe nuk ishte pengesë rrugëtimi që kishte bërë Shqipëria. Deri sa ishte në paktin e Varshavës ndoqi doktrinën Marksiste Leniniste tani në NATO do të jetë shtet demokratik si gjithë shtetet e Evropës. Ndërsa ne Enveristët e para luftës e Luftëtarët e UÇK-së, tani kur aleatët Amerikan na ndihmuan ne jemi të konvertuar në demokrat e që qke më të. Pse të tjerët i japin të drejtë vetes të quhen demokratë të qenurit e tyre JKJ-ista, e titistë nuk ju pengon, Ndërsa neve që kurrë nuk qemë qeveritar e profiter të asaj  ideologjie nuk paskemi të drejtë sipas tyre të jemi demokratë?! Pra ne shqiptaret nuk jem që dizajnojmë e imponojmë doktrina e sisteme shoqërie por ne ju përshtatemi atyre për ta ruajtur lirin mirë qenien dhe aleancën e domosdoshme. Mos vallë është perfekt demokracia aq më tepër kur ne nuk ishim as nuk jemi në nivel të zhvillojmë këtë rendë shoqëror. Na erdhën shumë të këqija të pa përballueshme që nuk i patëm më parë krimi, korrupsioni, nepotizmi, prostitucioni, hajnia pa siguria e shumë fenomene që na zhveshën nga dinjiteti e atdhetarizmi. Çuditërisht pushtetarët dhe oligarkët e sotëm shqiptarë për të ju hy në hatër e për të qenë në pushtet para të huajve shajnë popullin e vet e të kaluarën, veç me qenë të distancuar nga e kaluara e tyre e baballarëve të tyre mohojnë edhe gjerat ma të shenjta e ma të shtrenjta si që është atdheu lufta për liri gjaku i derdhur dëshmoret invalidët e luftëtarët sidomos, lufta e propaganda e drejtuar kundër komandantëve bartësve të përgjegjësive e të udhëheqësve të luftës së UÇK-së, bile e përbaltën edhe komandantin Legjendar Adem Jasharin duke gërmuar  rreth datëlindjes e emrit. Nuk mundet askush ta luhatë Aleancën e UÇK-së, me NATO-në, sepse kjo u lidhë në luftën për liri, orientimi ynë i përhershëm do të jetë Euro-Atlantik. Amerika përherë do jetë e adhuruara e jonë. Të paguarit nga Serbia e Rusia gjithmonë vepruan në dëm të vlerave kombëtare e të atdheut për interesa të huaja. Në Shqipëri mohojnë Luftën Nacional Çlirimtare sidomos komandantin e saj Enver Hoxha, dhe shtrembërojnë datën historike të Çlirimit nga fashizmi. Njësoj në Kosovë nuk ka ditë Çlirimi të rregulluar me ligj. Po ashtu mohohet lufta sa edhe e quajnë konflikt. Komandantët dhe luftëtarët i akuzojnë dhe akuzat i deponojnë në Serbi, Eulex, Hagë e ku jo tjetër. Këta farë derë zitë e kanë më për krenari te thonë se ishin anti luftë dhe nuk vjen turp që ishin Titistët  këta dhe baballarët e tyre udbash  e ekzekutorë  anti shqiptar torturues e shërbëtor të devotshëm të pushtuesit. Ne çlirimtaret duhet të ju themi botërisht se kush ishin ata e kush ne. Dhe të ju tregojmë se vendin të koshi e kanë tradhtarët, jo te oxhaku.
E shkrova nga se nuk durohet ma duhet të jemi vetvetja duhet të jem gardianet e së vërtetës me ç’do kusht

 

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …