Sadik Halitjaha: Njeri tabor thotë do të ju japim lekë, lekë, tjetri tabor thotë punë, punë

Sadik Halitjaha: Në fushatën zgjedhore në Shqipëri, një tabor thotë do të ju japim lekë, tjetri tabor thotë do të ju japim punë!

Dëgjoj thirrjet në fushatën zgjedhore në Shqipëri!

Njeri tabor thotë do të ju japim lekë, lekë!!!

Tjetri tabor thotë punë, punë!!!

Shqiptaret kur shkojnë në shtrat me fjet nuk bëjnë lutje tjetër, pos u zgjofsha me një milion lekë apo njëqind mijë euro!

Tanë jetën ëndërrojnë me sy hapur si me i gjet një thes para!

Ka mundësi ta përqafojë ma shumë ketë mashtrim me sy qel sepse e kanë ëndërr të përhershme!

Ndërsa premtimin për mundësi pune dhe zhvillim të përgjithshëm vështirë së e duan!

Kjo kishte me u përqafuar e me u përkrah në Japoni Evropë, ndërsa në Shqipëri presin veç mashtrime!!!

Po të i ofron një qytetari a kishe pranuar që qytetit tënd të i jepet një miliard e ty nga kjo shumë të takojnë dhjet mijë,  do të përgjigjet mi jep veç mua pesë mijë e tjerëve hiq!

Sepse pak kem që e duan të mirën e përgjithshme edhe në lidership janë të paktë!

Kjo është mendësia e popullit tonë në tërësi jo veç në Shqipëri!

Çudirat dhe rrenat dëshiron të i dëgjojnë e shefin para të vërtetave!

Ma shumë ju pëlqen një lajm i rrem se sa një i vërtet!

Jemi popull kureshtar, së pari e provojmë si nuk duhet, jo si duhet!

Kështu u vepruar e investuar shumë nga armiqtë, që këtij populli të ja krijojnë mendësinë e tillë!

Uroj të jemi vetëdijesuar!

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …