Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: Padia kundër Serbisë për gjenocid, vetëm me fjalë kjo nuk bëhet pa prova

Padia kundër Serbisë për gjenocid! Vetëm me fjalë kjo nuk bëhet! Pa prova nuk bëhet! Nuk vjen dikush ose një shtet tjetër ta bëjë padinë! Kjo nuk mund te ndodh duke than se Kosova s’ka te drejt te ngrit padinë?! Në se e kemi perime, kjo letë bëhet! Pos qe duhet të grumbullohen provat dhe faktet ! Përgatitja e infrastrukturës teknike juridike dhe humane duhet kompletuar!

Pos ekipit te kompletuar me materiale e prova! Puna parësore duhet aplikuar me terkes në GJND-së për të na pranuar si vëzhgues, kjo asht e drejt dhe bahet! Pasi vet kjo Gjykatë na ka dhanë të drejtën për Pavarësi! Ky përfaqim i vëzhguesve ka te drejt të ja paraqet trupit Gjykues te veçantë për pranimin dhe shqyrtimin e ankesave dhe padive!

Gjykata është e obliguar në kohen e caktuar ta shqyrtoj dhe protokolloj padinë, për të ja dhanë Kolegjit Gjyqësor që ka me e shqyrtuar dhe me marr vendim! Në të njëjtën kohë njofton përfaqësuesit tanë se u protokolluar padija! Ndërsa shqyrtimi i saj dhe marrja e vendimit bahen publike dhe janë të obligueshme për palët! Prandaj dërgoni kërkesën për vëzhguesit e Kosovës në GJND, pastaj edhe vëzhguesit dhe përmes tyre padinë!!!

Nëse në vazhdimisht themi se Kosova s’ka të drejt, këtej e s’ka andej e nuk përpiqemi t’i gjejmë e kërkojmë të drejtat që na takojnë! Njëkohësisht pse s’paska te drejt të i grumbulloj faktet, provat qe po i ofron Ish- Kryetari Gjykatës së EULEX-it zoti Masclom! Parlamenti duhet ta krijoj një grup parlamentar të i shteroj gjitha informacionet nga Masclom gjë që duhet te i jemi shumë mirënjohës! Pse duhet paraprakisht te stepemi e të themi se s’kemi te drejt me e padit EULEX-in!

Dy çështje janë të ndara njëra me i mbledh provat! Tjetra me ngrit akuzë apo me kërkuar nga Parlamenti Evropian! Kishte me qen miopi e injorancë nëse nuk shfrytëzohet ky rast argumentet me i pas ne dorën tonë! Pastaj kjo i shërben drejtësisë demokracisë dhe vet BE-s,për te u vet korrigjuar e fuqizuar në strukturat e veta për të ardhmen!

Ky veprim ndihmon zhvillimin demokratik Evropian! Me këto veprime e fiton imazhin e mirë Kosova, fitojnë të dëmtuarit padrejtësisht se paku një satisfaksion moral për të gjithë që kanë përjetuar padrejtësi nga njerëzit në këto struktura!

Kryeministër mos u frikëso! Edhe nëse Hashim Thaqi lirohet nuk te heq nga Kryeministri se paku për ketë mandat qe me shumë mundim e ke fituar! Bëni këto veprime se detyrim i ke për Kosovën dhe për drejtësinë, demokracinë dhe humanizmin! Mos të i cungojmë te drejtat e Kosovës pa e provuar mej realizuar ato qe na takojnë!

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti në Kërçovë: Fronti na bashkon për fitoren më të madhe në histori

Ali Ahmeti në Kërçovë: Fronti na bashkon për fitoren më të madhe në histori

Fronti Europian stacionin e radhës e ka pasur qytetin e Kërçovës, ku para një numri …