23 vjet nga masakra e Rahovecit në të cilën u masakruan mizorisht 150 gra, fëmijë dhe pleq

23 vjet nga masakra e Rahovecit në të cilën forcat serbe masakruan mizorisht 150 gra, fëmijë dhe pleq shqiptarë

Më 19 korrik të vitit 1998, pas tërheqjes së forcave të UÇK-së, nga Rahoveci, meqë  ishin shumëfish me të pakta në numër dhe vetëm me armatim këmbësorie, forcat serbe  të ardhura nga Prizreni, kishin filluar sulmin masiv mbi popullatën e mbetur në qytet. Në Teqen e Sheh Myhedinit,  në Rahovec, serbët masakruan shumë gra, fëmijë dhe pleq që kishin kërkuar strehim në këtë institucion fetar. Te vendi i quajtur, “Tuba”, u gjetën trupa shqiptarësh të vrarë,  të masakruar,  të karbonizuar, ndërsa gjithsej u regjistruan 150  të vrarë. Dëshmitarët që kishin arritur t’i shpëtonin  atij  krimi, kishin rrëfyer se ushtria dhe  policia serbe kishin  ekzekutuar shumë shqiptarë,  Gjatë sulmit të forcave serbe  u morën peng dhe u zhdukën  shumë shqiptarë. Organet e pushtetit serb në Prizren, më 22 korrik, në varrezat e këtij qyteti hapën dy gropa të mëdha dhe varrosën shqiptarët e vrarë në Rahovec.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …