Brickos

Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: Peshorja e fajësisë në syrin dhe mendjen e popullit!

Faji nuk është i barabartë dhe nuk baras peshon, megjithatë asht i dyanshëm!

Është shqetësuese madje shumë e rrezikshme Sjellja e Kryeministrit të Kosovës dhe atij te Shqipërisë!

Si carroket e lagjes ,provojnë cili e qet sh… ma larg se tjetri!

Hileja qëndron se ai qe asht ma lart ma larg e qet!

Populli ju hipi ne minare e ju e lagni nga lart!

Po shpejt do te jeni poshtë, lum do ju shkoj kur te ju kthehet nga i gjithë populli!

Pse more te pa përgjegjshëm nuk merri vesh mes veti!

Pse silli me ç’send!

Ne populli i gjorë e duam Kosovën dhe ketë e treguam me luftën për liri, me shumë sakrifica gjymtime dhunime dhe flijime për liri e bashkim kombëtar!

Vjen një pushtetar dhe sillet si me pronën e ti private edhe ma keq për ul dhe shkel vlerat kulmore kombëtare!

E ç’vesh nga vlera Atdheun dhe luan me fatet e tij!

Ja merr te drejtat popullit, e atyre qe e zgjodhën edhe i injoron e i keq përdor skajshmërisht!

Bahen veprime te pa matura me Aleatet në strategjinë e jashtme e te brendshme!

Dëmtohet ekonomia për teket e tyre,varfërohet vendi dhe krijohet pa siguria për jetë!

Ikin rinia zbrazet vendi, se pse njerëzve ju asht vra shpresa e se ardhmes!

Ju o kokë ministra nuk jeni me përgjegjësi veç për te sotmen!

Por mbani përgjegjësi te pa matshme për të kaluarën që shumë breza u sakrifikuan me e ruajtur ketë tokë ketë vend të shqiptare, shumë edhe jetën e dhanë për ta gëzuar lirinë ky popull!

Por jo vetëm nga pushtuesi por edhe nga pushtetarët e pa ndërgjegjshëm si qe jeni ju!

Që e përçani popullin dhe në emër te ti livadhisni ndjenjat e shfrenuara e te dëmshme!

Ju do te kujtoheni edhe gjykoheni nga e ardhmja për te bamat e këqija dhe për te pa bamat e duhura!

Jeni hip si gjelat në maje të grumbullit me grurë dhe mendoni se gjithmonë do te jeni aty!

Kokoriseni dhe i jepni zënit kujt po i dëgjohet ma larg ne kojshi!

Here i përplasni flatrat dhe thoni gjel si mua s,ka, pa e bë mend sa përçani e prishni punë për unitet kombëtar!

Një dit do te jeni pa pupla dhe qartë ua shef populli përmasat sa jeni!

Ju mjaftoni me një te shkruar ne fb. mjaftoni me një intervistë dhe thoni si un s’ka!

Si dhe pushka top ju baft tjetrit se sma ndin” luli” e të tjera, se çfarë gjon e mendojnë te tjerët!

Kjo kryeneçësi arrogancë e kokëfortësi po fyen e përçan popullin mes veti dhe po krijoni urrejtje ndër shqiptare,vetëm shkaku i juaj pushtetar!

Ne Shqiptaret krenohemi qe jemi shqiptar, shqiptar ishim pa qenë Kryeministër Kurti e Edi Rama bile edhe pa lindur ata!

Ndihemi krenar me Shqipërinë dhe do te donim te ndihemi krenar edhe me Kryeministrin Rama!

Se pse ne duam ashtu si që duhet të jetë, Kosova dhe gjithë shqiptaret të bashkuar në një Shqipëri!

Nuk ka forcë që e ndal ketë popull të mos bashkohet, pa marr parasysh përbuzjet dhe përuljet e përbaltjet që ju bëjnë dy anëve te kombit pushtetarët aktual!

Pasi që të bien këta nga pushteti Kosova dhe Shqipëria do te ekzistojnë dhe do te bashkohen,dashen apo jo Albini e Edi!

Këta maten me hijen e mëngjesit që shpejt ju tregohet nga populli masa reale!

Dua te ju a kujtoj si që thotë kënga

-Pa Kosovë nuk ka Shqipëri

-Pa Shqipëri Kosovë nuk ka-

Këto te dyja bëjnë kala!

Po si sju vjen turp me sjelljet inatqore si kalamajtë!

Si s’ju vjen inati nga armiqtë e Shqiptarisë.

Si nuk keni frik nga mëkati qe i bëni të ardhmes!

Do te ju gjykoj e ardhmja!!!

Nëse njeri nuk do tjetri te i ofrohet e te merri vesh,se nuk jan prona private Shqip•ria dhe Kosova!

Nuk jemi dele,por popull në te dyja anët!

Lërini inatet, jeni bë si mushkat!

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …