Mrika Trumshi

Mrika Trumshi: A janë ftuar ndonjëherë këngëtarët e Kosovës në skenat e Serbisë në promovime të tilla biznesi, sikur ky i Korçës?

Lidhur me paralajmërimin e pjesëmarrjes së këngëtarit serb Goran Bregoviç, në Festivalin e Birrës,  në Korçë të Shqipërisë, Radio Kosova e Lirë ka marrë një opinion të këngëtares së mirënjohur shqiptare, Mrika Trumshi-Hoxha. Me këtë rast ka shkruar:

Opinioni im është i tillë,  sa që s mund të besohet,  pse ngulet këmbë që duhet të jetë pikërisht ky, Bregoviqi, ai që do jetë mbyllja e festës së trumbetuar me aq bujë.

Festa e Birrës Korça është një festë e përvitshme. Asnjëherë nuk i është bërë aq shumë reklamë sa sivjet. Një festë e zakonshme ku ftoheshin edhe artistë nga Tirana, përveç artisteve të Korçës. Deri te promovimi i bizneseve dakord, biznesi është diçka tjetër. Por arti, arti është frymë, arti frymëzon njerëzit, dhe të mendosh që një frymëzues i bastardeve serbë në Masakrat e Kosovës të mundohet të krijojë atmosferë festive në Shqipëri, është kulmi i një përulje të turpshme.

Shqiptari nuk i është përul hasmit kurrë, asnjëherë.

Argumenti, që arti sjell paqe ne mes popujve, apo që arti nuk duhet të përzihet me politiken, të gjitha broçkulla sepse nuk sjell paqe një personazh si ky, por provokim, ose jo që nuk ka politikë këtu por ekstrem politike kjo lloj ftese.

Ne nuk e kemi njohur si artist, por unë shikoj reagimin ekstremist të Leonora Jakupit dhe te artisteve tjerë të Kosovës, ato e njohin me se miri se çfarë ka manifestuar me këngën e tij gjatë luftës.

Nuk ka thënë dheu qe o ky, o s’ka.

Është provokim është fyerje.

Të jesh artist nuk është vetëm kënga, do të thotë shumë.

Ai po të ishte vërtetë i tillë duhet të vetë tërhiqej, por jo, nuk është artist, i pëlqen të krijojë një konflikt të tillë.

Marrim anën tjetër të medaljes. Artistet e Kosovës a janë ftuar ndonjëherë në skenat e Serbisë në promovime të tilla biznesi, meqenëse po e konsiderojmë feste biznesi? PO vajzat e Kosovës që tunden Boten Olimpike a kane qenë lajm për Mediat Qeveritare Serbe?

Historia do ta krijojë paqen e vet, por kjo vjen natyrshëm me kontribut të dyanshëm, dhe e para që do ta uli kokën duke kërkuar falje për krimet masive në Kosovë, duhet të jetë Serbia. Edhe pse nuk ka falje që gropos gjakun e shekullit. Por jo, përkundrazi , po ta përplas përditë në fytyrë që nuk e njoh Kosovën. Jo me larg se sot Presidenti Serb na del i irrituar edhe me Izraelin sepse ka njohur Kosovën. A ka qëndrim ma ekstrem se ky…P

or Mrika që ka kënduar Xhamadanin e Mic Sokolit në Stadiumet e Malit të Zi në vitet 80-të, Mrika që ka pa me sy e irrituar, se si shqiptaret futeshin burg, direkt nga koncerti, vetëm se shpërthenin në ovacione kur e mbyllja me:  “Gjithë shqiptaret janë Mic Sokola ” , Mrika që këndon me shpirt çdo varg që ka të bëjë me padrejtësitë shekullore të kombit tim, çdo varg kushtuar heronjve të kombit tim, çdo varg shqiptarie, nuk mund të pajtohet me një shtirje të tillë në emër të paqes, sepse Paqja ashtu si lufta ka dinjitet, ka krenarinë e vet.

Të gjithë jemi për paqe mes popujve.

 

Kontrolloni gjithashtu

Dr. Gurakuç Kuçi: Zgjedhjet elektorale si gjeopolitikë: Maqedonia e Veriut drejt Perëndimit apo Rusisë dhe reagimi i Gjermanisë

Zgjedhjet elektorale më nuk janë thjesht një ndërmarrje demokratike e organizuar për të kahëzuar zhvillimin …