Veli Veliu

Veli Veliu: KOSOVA: VEND I VOGËL, SHTET I RI

Kohë e Pandemisë erdhi papritmas edhe te ne dhe na goditi rëndë, si shumë vende të tjera të botës! Pushteti aktual i mori të gjitha masat dhe, për një kohë të shkurtër, banorët e të gjitha moshave u izoluan në vetvete duke u dëmtuar shumë arsimin e kulturën, e sidomos ekonominë e dobët! Kosova: vend i vogël, shtet i ri! Jeta e gjallë ishte mjaft dinamike dhe pak nga pak u pasivizua tërësisht- gati u shua! Pas dy viteve të rënda në luftë me armikun e panjohur, a do të normalizohet plotësisht situata e përgjithshme, me një mënyrë të re të jetesës, apo jeta do të vazhdojë si më parë me dhembjen e njerëzve që na grabiti shpejt hajnesha-vdekja!? Vras mendjen gjatë kësaj kohe të vështirë të izolimit shtëpiak dhe kombëtar, sipas meje është me rëndësi të ruhet fryma e shëndoshë e optimizmit se Qeveria e Re e Albin Kurtit do t’ i bëjë ndryshimet e domosdoshme gjatë mandatit të parë katërvjeçar!

Në këtë verë, pas dy viteve, mërgimtarët tanë erdhën me aeroplanë dhe me vetura në vendin e lindjes dhe sikur ia kanë dhanë një shtysë jetës së molisur nga vapa tropikale! Ne vendet ku janë me punë e banim të përkohshëm, u ballafaquan me pandeminë dhe nuk ia kanë frikën asaj në mesin e njerëzve të vet! Ata i shohin plagët e kësaj shoqërie si po shërohen, dashurinë e shfaqin haptas në vatrat e tyre, në rrugë e sheshe dhe vende të tjera të pushimit dhe dëfrimit! Një ndihmesë të madhe e japin në gazmendet dhe dasmat që mbahen nëpër restorante me numër të kufizuar të pjesëmarrësve! Në situate të veçanta mërgimtarët janë solidarë me të varfrit dhe të pastrehët! Ndjenja vëllazërore vetëm forcohet mes nesh dhe jemi më të kënaqur me jetën! Tani në shtetet tona jemi më të mbrojtur, por nuk duhet të mungojë kujdesi dhe ndihma edhe për shqiptarët që mbetën jashtë! Shqiptarët në Maqedoninë Veriore për nga numri janë popull dhe është padrejtësi e madhe të trajtohen ende si pakicë kombëtare!

Tmerrësisht është e turpshme të zihet në gojë 20 për qindëshi i të drejtave të tyre, kurse regjistrimi i popullsisë është i manipuluar dhe tash regjistrimi i ri vonohet mu për shkak se shqiptarët janë popull, kurse bullgarët, serbët, vllehtë e romët janë pakica në këtë shtet të formuar në hapësirën e tokës shqiptare!

Te ne, në shtetin e pavarur të Kosovës, pakicat kombëtare kanë trajtim të veçantë, si askund në botë! Për shembull pakica serbe, me përqindje shumë të vogël është e privilegjuar dhe gjuha e tyre njihet si zyrtare, e barabartë me gjuhën e shqipe! Edhe në viset shqiptare ku nuk ka pjesëtarë të këtij komuniteti mbishkrimet janë në gjuhën serbe! Kështu nuk ndodh me shqiptarët etnikë në Republikën e Maqedonisë Veriore!!! Pakica rome, siç thoshte ish- deputeti haxhi Merxha: ne jemi një pakicë, kurse shqiptarët pas luftës na kanë pranuar si tri pakica dhe përfaqësimi i tyre është për dy herë më shumë në institucionet e shtetit të Kosovës! Gjithmonë prej se mbahet mend ka qenë një pakicë, kurse pas luftës te ne janë tri pakica! Unë nuk e di se ka raste të tilla në botë! Madje romët në shtetin fqinj të Greqisë që dallohen për nga ngjyra janë të regjistruar si grekë, njësoj si pakicat tjera bullgare e shqiptare!

Njerëzit e kësaj kohe nuk e kuptojnë pse bashkësia ndërkombëtare për dorë dy standarde, kur janë në pyetje shqiptarët! Kërkojnë haptas kthimin e serbëve në Kosovë, kurse shqiptarët nuk mund të kthehen në shtëpitë e banesat e veta në Mitrovicën e përtej Ibrit! Ura e re nuk është simbol i bashkimit mbi këtë lumë, por është simbol i ndarjes së shqiptarëve dhe serbëve! Kjo po ndodh në zemër të Evropës, e jo jashtë këtij kontinenti të vjetër!

Shqiptarët etnikë në Kosovën Lindore, ose si e quajnë ndërkombëtarët Lugina e Preshevës, pushteti serb me politikën e vjetër kriminele të Milosheviqit shqiptarët i diskriminon haptas dhe në sy të botës bashkëkohore bëhet pastrimi i heshtur etnik! Kjo është absurd si bashkësia ndërkombëtare dhe sidomos Brukseli lejon të zbrazen viset shqiptare(Medvegja) nga dhuna dhe padrejtësitë e pushtetit serb, veprime që bien ndesh edhe me ligjet e veta! Në Mal të Zi, në viset etnike shqiptare, nga bregdeti e deri në Novi Pazar shqiptarët janë detyruar të deklarohen pakicë boshnjake!!! Po ashtu shqiptarët janë regjistruar pa dëshirën e tyre boshnjakë edhe në Sanxhakun e Novi Pazarit! Për klasën politike të Shqipërisë dhe të Kosovës bie përgjegjësia për mos interesimin e mbrojtjes së shqiptarëve në këto vende! Tani me Malin e Zi kemi marrëdhënie më të mira fqinjësore dhe duhet të shfrytëzohen për avancimin  e të drejtave të shqiptarëve, sepse janë autokton në viset e tyre!

Te njerëzit e shtypur, sa më parë, duhet kthyer buzëqeshja e besimit se njeriu kudo që jeton duhet t’ i gëzojë të drejtat e veta! Për ta kulaçi i vogël i lirisë të kthehet në bukë të bardhë të bekuar, një dashuri e domosdoshme me përmasa reale të jetës së qetë në vendin e vet! Fjala liri për shqiptarët jashtë dy shteteve tona ende është pemë e paarritshme në degën e kësaj kohe!

Njeriu natyrisht se ëndërron për një jetë më të mirë, por vitet ikin shpejt dhe optimizmit nuk duhet t’ ia zë vendin pesimizmi, derisa mendojmë ndryshe në frymën e demokracisë së vërtetë! Është e udhës në çdo vend të zgjidhen drejt të gjitha problemet që paraqiten në jetë!

Në liri, njerëzorja e Lufton me të gjitha mjetet në disponon të keqen kudo e kurdo që paraqitet ajo! Pse shqiptarët synojnë bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet?

Përgjigjja është thjeshtë, sepse në vendet ku jetojnë nuk ju mundësohen t’ i gëzojnë të drejtat që i garantojnë ligjet aty vendi dhe nuk zbatohen as konventat ndërkombëtare!

Kontrolloni gjithashtu

Çlirimtari, Ramush Haradinaj, dhe pacifisti, Albin Kurti, ku ishin gjatë luftës dhe ku janë tani

Çlirimtari, Ramush Haradinaj, dhe pacifisti, Albin Kurti, ku ishin gjatë luftës dhe ku janë tani

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, politikani më pro-amerikan në Kosovë, është i vetmi që mund …