Donjet Bislimi: Kurrfarë fushate për vaksinim, kurrfarë organizimi të vaksinimit edhe për ata që dëshirojnë të vaksinohen

Donjet Bislimi: Kurrfarë fushate për vaksinim, kurrfarë organizimi të vaksinimit edhe për ata që duan të vaksinohen

Kryetari i Rinisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi, ka kritikuar qasjen e Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, ndaj pandemisë. Ai ka shkruar se në kohën kur kemi mbi 500 raste të infektimit në ditë, qeveria nuk ka marrë kurrfarë fushate për vaksinim. Bislimi ka kritikuar ministrin Vitia edhe për veprimet që ka ndërmarr ndaj punëtorëve  shëndetësor. “Kurrfarë fushate për vaksinim, kurrfarë organizimi të vaksinimit edhe për ata që dëshirojnë të vaksinohen, mbi 500 raste pozitive çdo ditë, vdekje të përditshme nga Covid-19, ngufatje e sistemit shëndetësor dhe rritje e intensitetit të punës, ndalja e shtesave në paga për punëtorët shëndetësor, mos vazhdimi i kontratave për stafin mbështetës, injorim total dhe shpërfillje absolute ndaj nevojave të stafit shëndetësor etj, etj, etj… I shokuar me këtë qasje të kësaj qeverie ndaj shëndetësisë dhe misionarëve të saj, Edhe më i shokuar me qasjen e vet ministrit ndaj kolegëve të tij!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Hikmete Bajrami

Bajrami: Gjatë qeverisjes së Qeverisë Kurti, ekonomia ka degraduar tej mase

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se gjatë udhëheqjes …