Sadri Ramabaja: Republika e tretë dhe jugo-nostalgjikët e tipit të Muhamet Mustafës

Ndërtimi i Republikës së tretë, mbi konceptin evropian të shtetit-komb, e ku Republika është garante e demokracisë dhe solidaritetit qytetar, por edhe do të garantojë të drejtat maksimale të minoriteteve, ndërkaq bartës të sovranitetit do të jenë shqiptarët, e bën të panevojshëm edhe për Brukselin çfardo lloj marionete të trashëguar nga jugonostalgjikët apo të atilla që i ka katapultuar në krye të PDK shërbimi françez.

 

 

Një tjetër politikan nga ky soji i Mustafëve, që qe ngjitur dikur në piramidën e pushtetit të Jugosllavisë, fjalën e kam për Muhamet Mustafën, na i paska sjellë tri teza në një shkrim të tij reflektues pas protestës që, duket se ia ka prishur rehatinë dhe përmbysur projektet për mbajtjen e Kosovës si zonë e interesit gjeoekonomik serb.

Teza e tretë e tij është kjo:

“Institucionet e Kosoves duhet te bejne kthesen që kërkon shtetndertimi : shteti ligjor, rrahja e vendosur e korrupsionit, rritja e investimeve ne punesim dhe shanse teë barabarta për qytetaret e Kosoves.”

Po të ishte puna për shefin e tij, Isa M., do të supozoja se atë e ka formuluar ndonjë çatip i eminencës serbe, meqë sintaksa e fjalisë është e tillë. Por meqë është e publikuar në faqen e rrjetit social të fb që e menxhon MM vetë, duket se, së paku tezën e tretë, ia paska shkruar, respektivisht përkthyer dikush nga këta “dhëndurët” e Kosovës, apo “bashkëpunëtorët” e “ambasadave mike”,  që flasin dhe mendojnë anglisht, ndërkaq MM e ka përpunuar në shqipen e tij kështu si ia paska servirur lexuesit.

 

Vetëm ekonomistët e shkollës jugosllave e katandisin gjuhën kështu!

 

Vetëm ata i ngrehin në teza “akademike” teoremat mbi “rrahjen e vendosur të korrupsionit”!!!

 

Dikur, këta pinjollë të Titos, në maje të gjuhës kishin shprehjen “të goditet rëndë irridenta dhe nacionalizmi shqiptar”… ndërkaq tashti kamuflohen edhe pas përkthimeve kalke të anglishtës dhe “e rrahin rënd” edhe korrupsionin!

Për tezën e parë të tij, kësaj radhe nuk ka nevojë të komentohet shumë. Komentin meritor për të  ia dha populli dje.

Megjithatë tri tezat e famshme të këtij ish komunisti jugosllav të konvertuar në demokrat, për hir të brezit të ri, të lexuesve, shtrëngohem  t’i komentoj shkurt.

 

 Teza e parë e MM:

 

“Institucionet e Kosovës , forcat politike , shoqëria civile dhe akteret e tjere përgjegjes per zhvillimet e shtetsise dhe shoqerise sone nuk do te lejojne qe te krijohet “Zajdenica” cfare e deshiron Serbia dhe cfare po e propagojne forca te caktuara politike per ta perdorur ne luften e tyre te papergjegjshem per pushtet. (…)”

 

Me ndërtimin e Republikës tash e tutje (natyrisht pa “Zajednica”) do të mirret populli dhe ata që do t’ i legjitimojë Ai përmes zgjedhjeve. Politikanët e ndërgjegjshëm, natyrisht edhe miqtë real të Kosovës, tashmë e kanë të qartë se dalaja nga kriza politike, ku e futi Republikën establishmenti esadist, e ku bën pjesë katërcipërisht edhe Muhamet Mustafa,  do ët bëhet vetëm përmes zgjedhjeve të parakohshme.

 

Janë qytetarët ata që dje mbrojtën sovranitetin e Republikës dhe po përmes votës do të legjitimojnë pushtetin që buron nga Ai dhe është për Popullin.

Këtë sortë, e vetkuptueshme, e tmerron dështimi i projektit për Republikën pa Zajednicën, sepse me këtë merr fund prezenca serbe në Kosovë dhe mundësia për lidhjen e ekonomisë së Kosovës si shtojcë e asaj të Serbisë. Nuk na rezulton krejt i rastësishëm as koalicioni PDK-LDK, meqë  liderët e këtij konsorciiumi politiko-ekonomik,  me kohë ishin shndërruar në marioneta të shërbimeve sekrte serbe e franceze.

 

Nëse analizojmë me vëmendje edhe historikun politik të dekadës së fundit të shek. XX në Kosovë dhe daljen në skenën politike të LDK-së, nuk është i rastësishëm as rikthimi në krye të LDK pikërisht i marionetave më besnike të Serbisë, pikërisht tani, kur po shestoheshin modelet e Zajednicës dhe rikthimit të Serbisë në Kosovë. Garant i këtij rikthimi  janë pikërisht marionetat e tipit IM dhe MM.

 

Teza e dytë e MM:

 

“Qytetaret e Kosovës duhet ta refuzojne vendosmerisht luften per pushtet me priemsa te dhunes e anarkizmit qe shpie ne destabilizim, duhet te refuzojne anarkizmin e prodhuar me koketeje molotovi qe shkuan aq larg sa ti japin flaken policit te Kosoves se pavarur , ne detyre te vet dhe ne mbrojteje te rendit Kushtetues dhe ti japin flaken nderteses se Qeverise se Kosoves, rrezikojne jeten e qytetareve dhe te te rinjeve demonstrante.”

 

 

 

Përpjekjet e MM për etiketimin e protestës si produkt i anarkizmit a huliganizmit, janë reminishenca të mendimit politik jugosllav, që të kujtojnë cilësimin e demonstratave të vitit 1981 dhe atyre të vitit 1989, si nacionaliste, irridentiste e antikushtetuese!

Në esencë kjo tezë është krejt fashiste, puçet 100% me tezat e nacionalizmit ekstrem të së djathtës europiane, që promovon nevojën e ngritjes së mureve me gjemba (rasti i Hungarisë sot etj.). Fundja mbi këtë bazament puro fashist është ngritur edhe marrëveshja e 25 gushtit që e nënshkroi shefi I MM në Bruksel, produkt I së cilës ishte Zajednica.

Ky stan të tillë djathë prodhon gjithmonëë, kur për barinj mban Isa M. dhe Muhamet. M!

 

 Ndërtimi i Republikës së tretë, mbi konceptin evropian të shtetit-komb, e ku Republika është garante e demokracisë dhe solidaritetit qytetar, por edhe do të garantojë të drejtat maksimale të minoriteteve, ndërkaq bartës të sovranitetit do të jenë shqiptarët, e bën të panevojshëm edhe për Brukselin çfardo lloj marionete të trashëguar nga jugonostalgjikët apo të atilla që i ka katapultuar në krye të PDK shërbimi françez.

Zajednica siç e deshti Serbia, po mos të ishte opozita, për jugonostalgjikët e tipit të M. M., gjithësesi se do të ishte punë e kryer tashti. Ndërkaq anarkia e llojit të cilin e ka inauguruar kjo qeveri, në rrafshin politik e ka përmbysur demokracinë e gjakuar dhe vetë Republikën, duke e shndërruar atë në Republikë të tipit autoritar, ndërkaq  në lëmin e ekonomisë, ku një rol të mirë të përgjegjësisë e ka edhe MM, si krahu i djathtë i kryeministrit,  duke e shndërruar në zonë të tregut rezervë për Serbinë, respektivisht në një neokoloni të saj.

Insistimi për ta kontrabanduar Zajednicën me çdo kusht, është dëshmia më e madhe e mospërfilljes së aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese dhe vullnetit politik plebishitar që demonstroi populli këtë të shtunë që lamë pas.

Qeveria e marionetave, pjesë e së cilës është edhe MM, nuk ka se si të veprojë ndryshe. Modeli i tyre i qeverisjes janë republikat despotike të Azisë.

Se kjo nomenklaturë ka humbur çfardo legjitimiteti për të qeverisur vendin, dëshmoi populli qartë me pjesëmarrjen masive në protestën e së shtunës. Shih për këtë, tezat bajate të MM, që pa u publikuar bëhen demode.

 

Republika e Kosovës, shteti ashtu si e kemi ëndërruar ne, brezat që identifikohemi me Republikën, si e kanë shestuar në frontet e luftës luftëtarët e UÇK-së së vegjëlisë, do të ndërtohet mbi parime politike e morale autentike dhe thellësisht europiane, pas këtij ndërgejgjësimi të thellë politik të popullit të demonstruar këtë të shtunë që lamë pas, kur filloj depushtetizimi real I këtyre bandave që po mbajnë peng Republikën, e kur ato do të shtrëngohen të shkojnë në histori.

Koha po afron.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Organizatat kryesore atdhetare në Kosovë nga LNDSH-ja, LRBSH-ja, OMLK-ja, LPK-ja, PKMLSHJ e të tjera

Përpjekjet e disa individëve, ish të burgosurve dhe e ishave të tjerë, me qëllim  për …