Safet Gërxhaliu: Mungesa e dialogut social në Kosovë e dërgoi ligjin mbi pagën minimale në Kushtetuese

Safet Gërxhaliu: Kosova po paguan çmim të madh të mungesës së dialogut të mirëfilltë, intern apo edhe me faktorin ndërkombëtar

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, ekonomisti, Safet Gërxhaliu, ka deklaruar  se Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës që ndalon përdorimin e dinarit për pagesa brenda shtetit, është e qëlluar, por në rrethana të gabuara. Kam thënë edhe në të kaluarën, por e them edhe sot se vendimi i Bankës Qendrore ka qenë vendim i qëlluar, por në rrethana dhe në kushte politike apo strategjike mjaft të gabuara. Dhe në këtë drejtim sot Kosova e paguan një kosto shumë të madhe të mungesës së një dialogu të mirëfilltë, qoftë në aspektin intern apo edhe me faktorin ndërkombëtar, në veçanti me shtetet evropiane dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Është sjellë një vendim në kohën kur Kosova ishte nën sanksione të BE-së, u vendos një rregullore në kohën kur ishim në procesin e dialogut me Serbinë. U soll një vendim i tillë kur pritej aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, u pritke forcimi i Partneritetit për Paqe me NATO dhe të bëhej një vendim i tillë, është dhurata më e madhe që ka mundur t’ia bëjë dikush Serbisë dhe diplomacisë serbe”, ka thënë Gërxhaliu për “Ekonomia Online”.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …