Hykmete  Bajrami - Muratit: Keni dështuar në çdo sferë e kulmi i dështimit janë sanksionet ndaj Kosovës si shkak i eksperimenteve tuaja

Hykmete Bajrami: Vetëvendosja sa ka qenë në opozitë kontratat njëburimore i ka cilësuar si korrupsion, tani po i pranon

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Hykmete Bajrami, propozoi që raporti i auditimit për Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, të dërgohet drejt e në Kuvend meqë Ministri Liburn Aliu nuk ka shkuar në Komision. Ajo  përmendi kontratat e dhëna me procedurë të negocimit në vlerë 78 milionë euro nga Ministria e z. Aliu derisa i kujtoi Vetëvendosjes se sa ka qenë në opozitë këto kontrata i ka cilësuar si korrupsion. Këto kontrata janë dhënë përmes telefonit. Janë 78 milionë, jo sipas opozitës, jo sipas Hykmetes, por sipas raportit të Komisionit Evropian. E keni krijuar narracionin që s’po punojnë, po s’po vjedhin. Në fakt është duke u vjedh, por s’po punohet sepse s’ka asnjë projekt që e ka përfunduar ministria. E kontratat njëburimore, edhe ju 15 vjet kur keni qenë në opozitë, nëse është lidh ndonjë një, i keni quajtur korrupsion. tha deputetja Hykmete Bajrami.

 

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …