Fatmir Sheholli: Kam shërbyer në Shërbimin Informativ të Kosovës në periudhën e pasluftës

Fatmir Sheholli dhe Milaim Zeka supozojnë se Amerika do t’ i vë në listën r zezë, Xhelal Sveçlën e Dejona Mihalin

Drejtori i Institutit të Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli ka deklaruar se burime   ndërkombëtare kanë konfirmuar se Amerika po përgatitë një paket sanksionesh ndaj Kosovës, të cilat kur të zbardhen në javët në vazhdim të të bëjnë të harrohen edhe sanksionet e vendosura nga BE. Sheholli theksoi se në listën e zezë të SHBA janë një ministër i Albin Kurtit dhe një përfaqësuese shumë e fuqishme në radhët e Vetëvendosjes. Gazetari Melaim Zeka ka vendosur të zbardh emrat e personave që dyshohet se mund të jenë në listën e zezë. Sipas tij ata janë ministri i Brendshëm, Xhelal Zveçla dhe Dejona Mihali që është koka dhe truri i Albin Kurtit. I pyetur nëse i konfirmonte këta emra, Sheholli la të kuptohej se po, ndërsa në një përgjigje indirekte u shpreh: Nëse na ndodh që të hyjmë sërish në konflikt të armatosur me Serbinë, do të isha kureshtar të di nëse do t’i vesh rrobat e ushtarakut sikurse të gjithë ne edhe Dejona Mihali? A e ndjen ajo Kosovën si atdhe të vetin, ashtu sikurse unë dhe ju. (TCH)

Kontrolloni gjithashtu

RrGK publikon Raportin Analitik “Më shumë zgjedhje përmes politikave miqësore për familjen”  

RrGK shpreh shqetësim të madh në lidhje me denimin e ulët të dhënë nga Gjykata Themelore në Prishtinë për rastin e dhunimit të 11-vjeçares

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) shpreh një shqetësim të madh në lidhje me denimin …