Sahit Çetaj: Kandidati i LDK-së për Mitrovicë, Armend Agolli mori azil politik, në Suedi, se gjoja ishte i ndjekur nga UÇK-ja

Sahit Çetaj: Kandidati i LDK-së për Mitrovicë, Armend Agolli mori azil politik, në Suedi, se gjoja ishte i ndjekur nga UÇK-ja

Në një deklaratë dërguar në adresën e Radios-Kosova e Lirë, për publikim, Sahit Çetaj i lindur ne Trubuhoc, me vendbanim në Norrköping të Suedisë e ndien të arsyeshme  të deklarohet lidhur me një çështje e cila  i ka ndodhur 20 vite me parë.

Ai ka shpjeguar se ë fund të Shkurtit të vitit 2000, nëpërmjet shokut të tij,  Driton Abazi nga Mitrovica është  njoftuar me kandidatin e tanishëm të LDK-së për Mitrovicë z.Armend Agolli. Ne bisede e sipër Armendi më tregoi për nevojën qe kishte për një adrese qe i duhej për dorëzim në entin e emigracionit. Unë pranova qe ta përdorte adresën time, me mendimin po i ndihmoja pasi qe  ishte ish-ushtar i UÇK-së.

Në muajt në vazhdim, nganjëherë takoheshim dhe bisedonim, deri në fund të Qershorit të vitit 2000 kur e gjithë ngjarja mori kah tjetër. Në praninë e z.Dardan Shala (djali i veprimtari te njohur Ramadan Shala) nga Peja, në banesën  time kishte ardhur një letër nga enti i emigracionit në emër të Armend Agollit. Në atë moment kam telefonuar Armendin dhe e kam njoftuar që ka një letër nga enti i emigracionit. Ai me sugjeroi ta hap dhe ta lexojë, letra ishte e shkruar në gjuhën suedeze. Në  lexim e sipër të letrës për një moment nuk i kam besuar as vetë se çfarë ishte e shkruar. Armendi ishte deklaruar në policinë e emigracionit Suedez se ndihej i rrezikuar nga UÇK-ja dhe se arsyeja e kërkimit të strehimit në Suedi ishte rrezikimi i jetës së  tij nga UÇK, ku i njëjti pretendonte qe dinte shumë të bëma të UÇK-së gjatë luftës dhe që e ndiente vetën të rrezikuar nga ta. Të njejtën letër e ka lexuar edhe Dardan Shala i përmendur me lartë i cili ishte njohës me i mire i gjuhës suedeze. Në ato momente  e kam telefonuar Armendin dhe kam lenë takim në një rrugë për dorëzimin e postës. I kam dorëzuar letrën dhe kam kërkuar nga ai qe ta largoj adresën time të banimit nga posta e tij, nga ai moment nuk i jam përgjigjur asnjëherë në telefon edhe pse rregullisht  kam pranuar telefonata për 6 muaj me radhe.

Arsyeja pse po shkruaj tani është kandidimi i tij për kryetar të Mitrovicës. Votuesit e këtij qyteti duhet të dinë  të vërtetën se çfare ka deklaruar Armendi para policisë Suedeze duke e njollosur UÇK-në. Unë nuk jam deklaruar me herët për këtë çështje pasi qe kam menduar se këtë arsye e ka për shkak të bashkimit familjar pasi qe gruaja ve’ ishte duke banuar  ne Suedi dhe nuk e kam marre me aq seriozitet këtë çështje.

Une Sahit Çetaj dhe z.Dardan Shala jemi të gatshëm të ballafaqohemi me z.Armend Agolli sa i përket kësaj çështjeje/

 

Me respekt,

 

Sahit Çetaj

 

Norrkoping Suedi

 

+46708433136

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale po vazhdon paraqitjen dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit, Ramiz Qeriqi

Çka thanë avokatët: Mishetiq dhe Emmerson për dëshmitarin e Prokurorisë, Ramiz Qeriqi, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, ka deklaruar se Ramiz Qeriqi është i dyshuar për …