Sai Onuzi: Vehbi Ramadan Shehu ( 1905-1944) , Dëshmor i Atdheut

Ra duke luftuar me datë 13 nëntor 1944. Ishte komandant i Kompanisë së dytë të Batalionit  I të Brigadës së 24 sulmuese të Kukësit , e cila që më datë 11 nëntor ishte vendosur nga dalja e Tiranës( nga Autoreparti deri në kodrat e Domje) në krahun e djathtë te rrugës së Durrësit ,me detyrë që në bashkëpunim me brigaten e X sulmuese dhe batalionin “ Antonio Gramshi”, të vendosur në krahun e majtë , në kodrat e Kasharit , të mos lejonin hyrjen dhe daljen e forcave gjermane nga  qyteti i rrethuar i Tiranës.Për të zbatuar detyrën kompanitë kishin ndërtuar barrikada në rrugë.

 Më 13 nëntor  u zhvilluan luftime të ashpra. Për të carë rrugën  nazistët vunë në përdorim mjete të blinduara. Dy tanke  dhe një autoblindë pas tyre u sulën drejt barrikadës së kompanisë së dytë.Tanket filluan të shtinë  me top mbi barrikadë për ta carë atë me plasjen e predhave , ndërsa autoblinda i mbronte duke hapur zjarr  vazhdimisht. Partizanët përgjigjen me zjarrin e armëve të tyre.

Ndeshja  bëhet e ashpër dhe .tanket i drejtohen  barrikadës. Komandanti i kompanisë, Vehbi Shehu, me granata dhe me një pushkë antitanke në dorë u sul drejt tankut të parë dukë qëlluar mbi të. Ishte 6-7 metra afër tankeve dhe po hidhte granatat kundër tyre kur në një çast autoblinda e qëllon për vdekje.Në atë ndeshje vriten edhe dy partizanë të tjerë  të kompanisë.Por gjermanët nuk e kapërcyen barrikadën dhe u rikthyen prapë në qytet.

Vehbi Shehu lindi në Bicaj të Lumës, në një familje  të shquar për atdhetari. U përfshi që herët në Lëvizjen antifashiste Nacionalçlirimtare,(ishte  komunist,) në fillim si komandant njësiti gueril, pastaj  rreshtohet në Çetën e Lumës  , në batalionin partizan e në Brigatën e 24 S dhe ka marrë pjesë në gjithë veprimtarinë luftarake të tyre.

 Shkolla 9 vjecare në Bicaj mban që pas Clirimit (  atëhere 7 vjecare )emrin e Vehbi Shehut.

Burime :

 1-Lista e Dëshmorëve të nënprefekturës së Lumës .(Arkivi Qëndror i Forcave te Armatosura të RSH, fondi : “Komanda e Qarkut Kukës” ,Viti 1944 Dosja nr 5,f.3, nr rendor 6: “ Vehbi Shehi,komandant kompanie në Brigatën e XXIV,vjec 38,vra kundra okupatorit gjerman në shlirimin e Tiranës”).

2-Dëshmorët e Atdheut . Tiranë 2012, botim i Ministrisë së Mbrojtjes,ISBN : 978-99943-51-93-0.f.138,faqe 138 rreshti 22 ( shënim  im  : është shkruar gabim emri : Veli në vend të Vehbi)

3- Historia e Luftës  Antifashiste Nacionalclirimtare,të Popullit Shqiptar ( 1939-1944) Tiranë 1988,Shtepia botuese “8 nentori”,vellimi IV,f771,773-4,792,797.

4- Historiku i Luftës Nacionalclirimtare të rrethit të Kukësit ( Maket).f.67.nr 13, përgatitur mars-shtator 1969 dhe kreu i  VIII  i tij i përgatitur ne korrik 1983 ( maket)

5-Ndreko Rino ,“ Pëllëmbë e gjak “

6-Kujtime të Rasim Gurit  f.177.( botuar në monografinë “ Luftëtari i lirisë. Tiranë 2010.  ISBN : 978-99956-14-61-4. )

7- Tregim i  bashkëluftëtarit , partizanit Sadik Kërxhaliu, botuar në  faqën 58 të librit

 “ 1200 luanët  nëpër alpet e Shqipërisë “ të Dr. Vangjel Kasapit, Tiranë 2004.

8- Në flakë e zjarr me pushkë në dorë.Botim i Komitetit të Veteranëve te Luftës Muzeut rrethit te Kukësit ,viti 1974, f.56-59.

9- Ahmet Onuzi ,Kujtime lufte, 1939-1944 ( doreshkrim, ne arkivin e familjes se tij)

10- Hazir Asllan Onuzi, Autobiografi ( doreshkrim, ne arkivin e familjes se tij)

                                                             Tiranë, 27 tetor 2014.

Kontrolloni gjithashtu

Prof. dr. Sabit Syla & Prof. dr. Hamit Kaba: DOKUMENTE BRITANIKE PËR DEMONSTRAT E VITIT 1981 NË KOSOVË – X

-112- Për përdorim të kufizuar J C R Gray Esq                                                                                           Ambasada britanike FCO                                                                                                                     Beograd I …