KEK
Fillimi / Lajmet / Sali Berisha dhe Lulzim Basha krejt hapur kundër ambasadorit amerikan, Donald Lu
Salih Berisha dhe Lulzim Basha

Sali Berisha dhe Lulzim Basha krejt hapur kundër ambasadorit amerikan, Donald Lu

Mes PD-së dhe Ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu mosmarrëveshjet dhe kritikat nuk mbahen më sekret. Në dy ditët e fundit, fillimisht ish-kryetari, Sali Berisha dhe më pas kryetari i PD-së, Lulzim Basha kanë bërë deklarata të ashpra. Siç transmeton Koha Jonë, në të dy rastet sulmohet hapur ambasadori Donald Lu. Vetë kreu i PD-së, Lulzim Basha, në një komunikim me gazetarët ka thënë:  “Nuk ka nevojë të mi citoni fare deklaratat e Donald Lu-së sepse unë nuk pres nga asnjë ambasador të më tregojë se cila është detyra kushtetuese e PD-së, e opozitës apo e imja si qytetar. Ambasadorët kanë detyrën e tyre, unë kam detyrën time dhe e kam kryer me ndërgjegje të plotë”.  Sali Berisha, mbajti qëndrimin më të ashpër ndaj diplomatit numër një të SHBA në Tiranë, Donald Lu. Ai tha se deklarata e ambasadës për protestën e shoqërisë civile ishte njëlloj si të jetë shkruar nga Gramoz Ruçi. Sipas Berishës, diplomati që përfaqëson interesat e SHBA-së në Tiranë është bërë një përkthyes i interesave të Kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste.

Berisha shkoi edhe më tej në qëndrimin e tij, teksa e cilësoi ambasadorin si një guvernator dhe përmendi çështjen e sovranititetit të vendit. Nuk ka se ku të shkojë me keq marrëdhënia mes një ambasadori të huaj dhe një partie politike, e cila mbetet opozita kryesore. Në historinë e Shqipërisë, deklarata të tilla ndaj SHBA janë bërë vetëm gjatë Berishës vitet 1996-1997. Në ato vite marrëdhëniet e Presidentit Berisha arritën acarimin më të madh me Uashingtonin për shkak të manipulimit të zgjedhjeve në vitin 1996, lirisë së medias dhe dënimeve që po u bëheshin kundërshtarëve politikë. Por sidomos të zgjedhjeve të vjedhura të 26 majit dhe mospranimit të sugjerimit amerikan për përsëritjen e zgjedhjeve në 40 zona elektorale. Pas 26 maj 1996 filloi plani amerikan “Çarls Walsh” që rezultoi me rrëzimin e Berishës në vitin 1997, pas luftës civile.

Kontrolloni gjithashtu

Partitë opozitare vazhdojnë të kërkojnë zgjedhje të parakohshme në Kosovë

Demokracia në Veprim kërkon të hetohen dyshimet për falsifikim me vota të kandidatëve për deputetë

Organizata “Demokracia në Veprim” ( DnV) ka kërkuar që të hetohen dyshimet për falsifikim me ...