Sali Berisha me pesë deputetë si vetë, vazhdon të ndez zjarr për të krijuar kaos në Kuvendin e Shqipërisë

Pas tensionit dhe kaosit të shkaktuar në Kuvend në seancën plenare të së hënës, grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka kërkuar masë disipinore për Sali Berishën dhe 5 deputetët që e mbështetën. Shunuca parlamentare iu ka drejtuar me një kërkesë kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, ku kërkohet masë disiplinore për Sali Berishën, Flamur Nokën, Albana Vokshin, Elda Hoti, Gazment Bardhin dhe Edi Palokën. Në kërkesë thuhet se kaosi i krijuar nga opozita, pengoi zhvillimin normal të seancës në Kuvend, duke mos lejuar deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste që të mbanin fjalën e tyre. Këto sjellje të përsëritura të deputetëve të opozitës, janë në shkelje të rëndë të Rregullores së Kuvendit dhe Kodin e Sjelljes së Deputetit në Kuvendin e Shqipërisë, thuhet në kërkesë.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …