Sami Lushtaku

Sami Lushtaku: Gjykimet nga misionet ndërkombëtare në Kosovë, UNMIK, EULEX dhe ajo Speciale, janë krejtësisht politike

Ish komandanti i Zonës së Drenicës gjatë luftës Sami Lushtaku ish i  akuzuari i EULEX-it, i shpallur i pafajshëm pas shumë vitesh në paraburgim  është shprehur se ky mision për të arsyetuar pagën dhe qëndrimin e tij në Kosovë, është dashur të sjell akuza të tilla të paqëndrueshme. Lushtaku, deklaroi se ndodhitë e rrjedha nga misionet ndërkombëtare në Kosovë, UNMIK, EULEX dhe ajo Speciale, janë krejtësisht politike, Nuk bëhet fjalë këtu për peshkun e madh dhe peshkun e vogël. Drejtësia duhet të funksionojë në bazë të argumenteve dhe fakteve. Të gjitha këto gjykime  që kanë ndodhur në Kosovë, edhe nga gjykata e UNMIK-ut, edhe nga gjykata e EULEX-it, por edhe nga Gjykata e Hagës, janë politike. Pra, një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare po kërkon balancojë luftën e UÇK-së me atë të Serbisë”. ”Mendoj që janë përzier gjërat, sepse ne kemi qenë viktimë dhe dihet shumë mirë kush është agresori”.”Bindja ime është që një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare, na ka përdor për qëllime të veta.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …